• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Meta, profili i Presidentit të vazhdimësisë

by A R
20/07/2017 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Ilir Meta, që prej zgjedhjeve të 25 qershorit, ku partia që ai krijoi rreth 14 vite më parë humbi në zgjedhje, thuajse nuk është shfaqur më në publik. Gjithësesi, lëvizjet e tij brenda LSI ndjehen dukshëm që nga zëvendësimi i kryetarit 1 mujor të LSI Petrit Vasili me Monika Kryemadhin, e deri tek vijueshmëria e disa kërcënimeve lart e poshtë të disa prej krerëve të kësaj partie se do bëjnë hatanë sapo të fillojë legjislatura e re.  Fati politik i LSI nuk është se përbën ndonjë interes të madhë publik, po të kemi parasysh se për 8 vite me rradhë kjo forcë politike ka arritur të bymehet më së shumti si një parti që ndante vende pune në administratën shtetërore që nga nivelet më larta e deri në ato më të ulta.

Ajo çka më së shumti ngjall interes është fakti se cili do të jetë profili i Ilir Metës në krye të Presidencës shqiptare. Duke gjykuar nga mënyra sesi ai u soll gjatë fushatës elektorale, kur mbi supet e tij valvitej manteli i Presidentit të vendit, mund të thuhet se profili i tij si një President që qëndron mbi palët është tejet i kompromentuar. Kërcënimet e tij për gjakderdhje, luftë, grupe mercenarësh të ashtëquajtur për mbreojtjen e votave të LSI-së, përdorimi i truprojave të shtetit si garant votash, 1 milion grushtat mbi fytyrën e kundërshtarëve politik, se nuk do të dekretojë kryeministra dhe ministra etj., etj., me të drejtën rrisin shqetësimin e përgjithshëm se ai qartazi është një profil i kompromentuar rëndë politikisht. Madje duke e çuar Presidencën, sipas të gjitha gjasave, drejt një politizimi edhe më të tejskajshëm se sa Presidenti ende në detyrë, Bujar Nishani. Deri në këto momente Meta nuk ka bërë asnjë hap pas në qëndrimet e tij qoftë edhe për t’i moderuar ato. Fakti që edhe bashkëshortja e tij, që do të jetë edhe Zonja e Parë, është kryetare e LSI, lehtësisht na bëjnë të kuptojnë se Presidenca shqiptare për 5 vitet e ardhshme do të jetë thjeshtë një epiqendër e tensionit politik dhe jo e paqtimit dhe e balancimit.

Natyrisht që askush nuk ka ndërmend t’i tregojë Metës se si duhet të sillet si President. Çështja është se sa do jetë ai i gatshëm të respektojë ligjin dhe Kushtetutën? Është e vërtetë se ligji jo gjithmonë arrinë të parashikojë gjithshka. Për këtë mjafton të kujtojmë rolin e paprecedent të Metës në fushatën e zgjedhjeve, ndërkohë që ishte votuar si President. Por kur bëhet fjalë për poste kaq të rëndësishme siç është figura e Presidentit, në këtë rast ka edhe disa kode etike, të cilat nuk mund të parashkruhen në ligj dhe as të tejkalohen. Meta i ka kaluar të gjitha caqet, duke humbur në rradhë të parë besueshmërinë e publikut se do të jetë një President neutral. Nga ana tjetër ai ka humbur edhe fuqinë si negociator mes palëve. Presidenca e tij do të jetë thjeshtë një presidencë politike në favor të forcës politike që ai ka krijuar. Për të na bindur për të kundërtën besojmë se nuk do t’i mjaftojë ky mandat 5 vjeçar. Ai nuk ka më asnjë enigmë, pasi e ka shpërfaqur tashmë profilin e tij. 24 korriku, dita kur ai do të betohet si President, është thjeshtë një formalitet parlamentar, i cili nuk mjafton për të fituar besimin e publikut. Meta humbi një shans që të bëjë një model Presidenti mbi palët, siç kanë humbur edhe disa prej paraardhësve të tij. Ai është thjeshtë Presidenti i vazhdimësisë.

 

Next Post
Mbappe i vë kushte Monacos: Qëndroj por dua rritje rroge

Monaco reagon ashpër ndaj atyre që kontaktojnë Mbappen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In