• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta pret zv.kryeministrin slloven: Të forcojmë bashkëpunimin

by Java News
27/11/2018 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim të veçantë Zëvendës Kryeministrin dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Sllovenisë, zotin Miro Cerar.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e të midis dy vendeve, të cilat në afro tre dekada janë zhvilluar në mënyrë shumë të qëndrueshme dhe në traditën më të mirë të miqësisë midis dy popujve.

Duke iu referuar vizitës së Ministrit Cerar dhe asaj të ardhshme të Presidentit të Sllovenisë në Tiranë, Presidenti Meta, nënvizoi se intensifikimi i këtyre vizitave është shprehje e qartë e vullnetit të përbashkët për t’i çuar këto marrëdhënie në një stad edhe më të lartë, si në nivel dypalësh ashtu edhe në nivel rajonal e shumëpalësh.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen dhe mbështetjen që Sllovenia i jep Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe në mënyrë të veçantë nënvizoi mbështetjen për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e forcimit të bashkëpunimit rajonal, në frymën e Procesit të Brdo-Brijunit dhe të Procesit të Berlinit, si dhe të intensifikimit të reformave të brendshme, për vijimin me sukses të procesit të integrimit dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.

Në mënyrë të veçantë u nënvizua nevoja e vijimit të procesit të pajtimit e të mirëkuptimit midis popujve e vendeve të rajonit, si dhe u theksua se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme dhe normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve është e një rëndësie jetike për të ardhmen evropiane të rajonit./a.ç

Next Post
ARRSH: Sot u krye vlerësimi për 18 objekte tjera te Unaza e Re

ARRSH: Sot u krye vlerësimi për 18 objekte tjera te Unaza e Re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In