Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Ragmi Mustafa.
Lajmin në fjalë e ka bërë me dije vetë Meta, i cili ka hedhur një foto me Mustafën në profilin e tij në ‘Facebook’, ku shprehet se i ka dhënë mbështetje maksimale për trajtimin e kërkesave të shqiptarëve në Luginë.
“Të dashur miq, sot prita në një takim vëllazëror kreun e Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, z.Ragmi Mustafa, të cilit i shpreha mbështetjen time maksimale për trajtimin e kërkesave të shqiptarëve në Luginë, për arsim, punësim e shërbime. Shqiptarët në Preshevë nuk do të ndihen kurrë vetëm.”, shkruan Meta në ‘Facebook’. /a.m.