Preisdneti Ilir Meta duket se ka arritur ‘paqen’ me kryeministrin Rama dhe ka lënë pas retorikën e ashpër gjatë fushatës elektorale, kur ai ishte ende pjesë e LSI edhe pse ishte zgjedhur president dhe priste të merrte detyrën.
Por pasi u ul në karrigen e presidentit, ai la pas kërcënimin për mosdekretimin e qeverisë. Po ashtu, ai emëroi edhe shefin e Shtabit të FA propozuar nga qeveria.
Sot kreu i shtetit ka firmosur një tjetër propozim të kryeministrit, atë për lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në Katar.