• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta nuk i ndahet Bashës: E papranueshme që s’reflekton për gabimet, bën kokëfortin dhe refuzon votimin në PD

by Java News
06/02/2022 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka shënjestruar sërish kryedemokratin Lulzim Basha, duke e konsideruar të papërgjegjshëm lidershipin e tij në vitet e fundit.

Në një intervistë për televizionin shtetëror në Mal të Zi, Meta shprehet se kriza brenda partisë Demokratike do të zgjidhet me kohën ndërsa e vlerëson pozitiv faktin që opozita gjendet në një proces ridimensionimi.

“Për fat të keq tani kemi edhe një problem brenda partisë Demokratike por unë besoj se do të kapërcehet me kohën. Është e papranueshme që ai kryetar, ai lider që ka marrë këto veprime të rënda në këto 6 apo 7 vite, në vend që të reflektonte dhe të merrte përgjegjësi, ka bërë gjithçka për të qëndruar me kokëfortësi për t’iu shmangur votimit demokratik dhe zbatimit të rregullave të partisë së tij. Kjo nuk është pozitive por unë mendoj që opozita është në pozicionin e saj të ridimensionimit dhe vendi ka nevojë për opozitë të vërtetë.”, deklaroi Meta.

Presidenti Ilir Meta vlerëson se problemet e brendshme artificiale dhe mungesa e vullnetit politik për të vijuar reformat, janë bërë pengesë edhe për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sipas kreut të shtetit, përgjegjësia në këtë drejtim nuk është vetëm e qeverisë por edhe e lidershipit opozitar në shtatë vitet e fundit.

“Djegia e mandateve, një veprim i papranueshëm. Dhe për më shumë se dy vjet Shqipëria kishte një parlament dy partiak i cili të vetmen pengesë për të ushtruar pushtetin e gjithëpushtetshëm, kishte presidentin e Republikës. Kemi bojkotin nga ana e opozitës të reformës në drejtësi, shumë e rëndësishme në kapjen e institucioneve të drejtësisë nga ana e qeverisë. Kemi moshyrjen në zgjedhjet vendore, një veprim katastrofik”, tha kreu i shtetit.

Sipas presidentit Meta, këto akte të paprecedenta kanë dëmtuar shumë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe pothuajse e kanë rrëzuar sistemin e llogaridhënies./m.j

Next Post

Përse “Shtëpinë e Lirisë”, nuk e shpëton dot Liria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

October 25, 2026
Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

October 25, 2026
Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

October 25, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

October 25, 2026
Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

October 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

October 25, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Sa bukur

October 25, 2026
Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In