• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta në Vjenë: BE nuk duhet ta shohë Ballkanin si një lagje

by Java News
16/02/2017 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Vjenë, mori pjesë sot në konferencën me temë “Brexit, BE, SHBA dhe roli i Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, e fokusuar në zhvillimet më të fundit në Ballkan.

Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë, kryeparlamentari shprehu besimin se një Bashkim Europian i fortë dhe një koalicion trans-atlantik solid janë platforma më e mirë që ne të gjithë së bashku duhet të promovojmë dhe të forcojmë.

“Shqipëria mbështet plotësisht 3 prioritetet kyçe të Kryesisë Austriake të OSBE-së, gjatë vitit 2017, duke ofruar mbështetjen tonë në drejtim të zbutjes së konflikteve të vazhdueshme, duke luftuar kundër çdo tendence fetare radikale në rajonin tonë dhe sigurisht duke punuar për forcimin e institucioneve tona, gjë që do të ndihmojë në kthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet qeverisëse”, u shpreh Meta, ndersa shtoi se në situatën aktuale të sigurisë është e domosdoshme që të kemi një perspektivë të besueshme anëtarësimi për të gjithë Ballkanin.

“Kjo do të thotë që dera e integrimit të mbetet e hapur dhe BE-ja të mbetet konkretisht dhe në mënyrë aktive e angazhuar me secilin prej vendeve tona dhe me të gjithë rajonin politikisht dhe ekonomikisht. Nisma e Procesit të Berlinit, e nisur në vitin 2014 në Berlin dhe që vazhdoi në vitin 2015 në Vjenë, si një nismë e shkëlqyer e bashkëpunimit ndërqeveritar, jo vetëm ka rigjallëruar lidhjet mes rajonit tonë dhe një sërë vendesh anëtare të BE-së, por dhe i ka hapur rrugën një platforme të mirë ndërlidhjeje rajonale, sidomos në aspektin e zhvillimit infrastrukturor dhe ekonomik”, theksoi kryetari Meta.

Gjithashtu, kreu i Kuvendit tha se BE-ja nuk duhet ta shohë Ballkanin si një lagje, por si një rajon të integruar jugor, duke vepruar si një familje më e koordinuar dhe më të përgatitur për zhvillimet e ardhshme potencialisht destabilizuese, të përmasave shumë të mëdha njerëzore.

“Megjithatë, duke qenë se këto sfida testojnë solidaritetin dhe koherencën europiane, BE-ja nuk duhet ta shohë Ballkanin si një lagje – por duhet ta shohë si një rajon të integruar jugor – duke vepruar si një familje më e koordinuar dhe më të përgatitur për zhvillimet e ardhshme potencialisht destabilizuese, të përmasave shumë të mëdha njerëzore. Ne jemi me fat që Austria, e cila e njeh shumë mirë nga brenda këtë rajon, i kupton tërësisht përfitimet pozitive të një axhende europiane në rajon”, vijoi kryetari Meta.

Duke u ndalur më tej në zhvillimet në Shqipëri dhe sfidat që ka vendi, ai u shpreh se Shqipëria po ecën përpara në mënyrë të qëndrueshme në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian dhe se është një shembull pozitiv që dëshmon se integrimi në BE mund të shërbejë si një motor për procesin e reformave në vend.

“Mund t’ju siguroj se përsa i takon Shqipërisë, ne po bëjmë pjesën tonë për të rritur standardet e qeverisjes dhe ti tregojmë rezultate konkrete miqve dhe partnerëve tanë europianë. Siç mund ta dini, Shqipëria po ecën përpara në mënyrë të qëndrueshme në rrugëtimin e saj drejt Integrimit Europian, pavarësisht sfidave të saja dhe lodhjes nga zgjerimi me të cilën po përballet BE-ja. Shqipëria është një shembull pozitiv që dëshmon se integrimi në BE mund të shërbejë si një motor për procesin e reformave në vend”, deklaroi kryetari i Kuvendit, ndërsa vlerësoi rolin e reformës historike në drejtësi për forcimin e shtetit të së drejtës dhe krijimin e një sistemi të paanshëm e transparent.

“Shqipëria ka marrë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian për hapjen e bisedimeve të pranimit për anëtarësimin në BE, gjë që u përsërit nga vendet anëtare në takimin e dhjetorit të Këshillit Europian në Bruksel, me kushtin që vendi të përparojë me zbatimin e “Reformës vendimtare dhe historike në Drejtësi”, e cila do të rindërtojë të gjithë sistemin e drejtësisë dhe shpresojmë ta riorganizojë për mirë. Kjo reformë kushtetuese historike, nëse zbatohet siç duhet, do të forcojë shtetin e së drejtës, do të krijojë një sistem drejtësie më të paanshëm, do të na detyrojë ne politikanëve që të tregojmë më shumë transparencë në mënyrën se si qeverisim dhe do të krijojë llogaridhënie të plotë në jetën publike, gjë që është shumë e nevojshme”, u shpreh kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Me tej, ai tha se ka punuar për të nxitur klasën politike shqiptare drejt një qasje më konsensuale ndaj reformave të rëndësishme.

“Nën përgjegjësinë time si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, kam punuar për të nxitur klasën tonë politike drejt një qasjeje më konsensuale kur trajtojmë reforma të brendshme kaq të rëndësishme, të cilat në fund të fundit ndikojnë në politikën tonë rajonale dhe të jashtme”.

Në fund te fjales ne konference Meta foli edhe për Kosovën, duke theksuar se Shqipëria do të vazhdojë te lobojë për më shumë njohje ndërkombëtare të pavarësisë se saj.

“Shqipëria do të vazhdojë të lobojë edhe më fortë për më shumë njohje ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që do të shtyjmë përpara axhendën e integrimit të saj në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare. Kjo është e domosdoshme për qytetarët e Kosovës dhe jetike për të gjithë rajonin”,  tha ai.

Ndërkaq, gjatë konferencës Kryetari i Kuvendit, iu përgjigj edhe pyetjeve të shumta të pranishmëve lidhur me këtë temë.

Në këtë aktivitet, që u organizua nga Instituti “Karl-Renner”, Akademia Diplomatike e Vjenës në bashkëpunim edhe me Ambasadën shqiptare në Austri, ishin të pranishëm dhe kryetarja e komisionit të  Jashtëm, Arta Dade, kryetari i grupit socialdemokrat në parlamentin austriak, Andreas Schieder, drejtori i Akademisë Diplomatike të Vjenës, Hans Winkler, etj.

Next Post
Dorëhiqet drejtori i Patrimit të Parave: Jam vënë në qendër të sulmeve politike

Dorëhiqet drejtori i Patrimit të Parave: Jam vënë në qendër të sulmeve politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

November 9, 2026
“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

November 9, 2026
Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

BE-ja do të marrë pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi, Von der Leyen konfirmon praninë e delegacionit evropian!

November 9, 2026
Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

November 9, 2026
Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

November 9, 2026
“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In