• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta dhe deputetët në familjet e dëshmorëve, vlerësojnë LANÇ-in

by
05/05/2015 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në një takim me veteranë dhe me familjarë të dëshmorëve të atdheut në Bashkinë e Vorës. Në këtë takim , Kryetari i Kuvendit shoqërohej nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave,  Edmond Panariti, dhe nga deputetët Luan Rama, Xhemal Qefalia dhe  Artan Gaçi, Prefekti i qarkut të Tiranës, Sadi Vorpsi dhe përfaqësues të organizatave të veteranëve dhe të familjeve të dëshmorëve.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vlerësoi kontributin e dëshmorëve të atdheut dhe të veteranëve të cilët luftuan për lirinë e atdheut.
“Për mua është kënaqësi e veçantë që jam sot këtu sepse populli i kësaj zone bashkë me popullin e zonës së Pezës, të Krujës, kanë qenë ndër të parët që ka qëlluar me pushtuesit dhe ne jemi krenar sot sepse sot feston gjithë bota dhe ne jemi krenarë sepse janë pikërisht dëshmorët dhe heronjtë ata që na japin këtë fuqi dhe këtë krenari me sakrificën e madhe që ata bënë. Shqiptarët u rreshtuan që në momentin e parë në drejtimin e duhur, që në 7 prill e pritën me pushkë pushtuesin edhe pse mundësitë i kishin shumë të pakta, kur popuj të tjerë në Evropë shumë më të mëdhenj se populli ynë u nënshtruan dhe e pritën me lule”, theksoi Meta.
Kryetari i Kuvendit tha se populli shqiptar ka qenë ndër të parët  të cilët nisën betejën kundër pushtuesit nazifashist në Luftën e Dytë Botërore.
Meta tha se populli i kësaj zone ka dhënë një kontribut të veçantë në të gjitha formacionet partizane që nga formacionet e batalionit të Ishmit, të Krujës e në formacionet e Pezës dhe kudo.
“Ne sot jemi anëtar në NATO, sot jemi kandidat për në Bashkimin Evropian falë sakrificës së tyre, falë largpamësisë së tyre dhe dashurisë së tyre për atdheun. Dua të falënderoj kryetarin e Komitetit të Veteranëve të Shqipërisë, Komandant Rustem Peçin që është me ne sot këtu për gjithë punën që ai bën dhe gjithë komitetin e veteranëve në të gjithë vendin edhe pse në kushte shumë të vështira për t’i mbajtur traditat sa më të forta, për të shtuar pasardhësit. Jam i bindur se puna që ata kanë bërë dhe puna që do të bëjmë të gjithë bashkë, veç se do ta forcojë kujtimin e të rënëve për lirinë e atdheut, për heroizmin e popullit tonë, të parëve tanë, sepse pa këtë histori nuk mund të ketë një të ardhme më të ndritur për të gjithë shqiptarët”, tha Meta.
Më herët, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vizitoi disa familjeve të dëshmorëve të atdheut.
Ilir Meta vizitoi familjen e dëshmorit të atdheut Osman Bubku, në Prezë. Gjatë takimit me të afërmit e dëshmorit të atdheut, Kryetari i Kuvendit vlerësoi sakrificën e bërë gjatë Luftës së Dytë Botërorë.
Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta zhvilloi një vizitë dhe në familjen e dëshmorit të atdheut Skerdilajd Llagami, i cili ka humbur jetën në luftën e UÇK-së në vitin 2001.
Next Post

Urdhri i Ramës: Jo fondet e administratës për fushatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Mars 2026

March 5, 2026
Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

March 5, 2026
Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In