• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta mund të lirohet”, avokati: Tani është radha e denoncimit që Bardhi i bëri Nokës në SPAK

by A R
19/02/2025 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër analizë në ‘Studio Live’ ishte edhe hetimi pasuror i zyrtarëve të lartë dhe roli i ILDKPI.

Një prej dosjeve të nxehta të hetimit pasuror është edhe ajo e denoncuar nga kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, për sekretarin e partisë, deputetin Flamur Noka, për çështjen e vilës 700 mijë euro.

Avokati Edmond Petraj tha se ILDKPI i ka instrumentet për të kaluar në skaner pasuritë, deri te të afërmit e politikanëve dhe zyrtarëve, por asnjëherë nuk e ka bërë.

“Hetimi pasuror është çështja kyçe, siç hetove prokurorët dhe gjyqtarët për pasurinë, heto edhe zyrtarët, për cilindo zyrtar. Kjo është e mundshme për çdo kohë, pavarësisht parashkrimit, por SPAK e ka mundësinë. ILDKPI duhet të thellohej te pasuria e zyrtarëve sipas ligjit. Pra duhet të kalonte në skaner edhe pasuritë e të afërmve të këtyre zyrtarëve. SPAK psh. gaboi te arrestimi i Vangjush Dakos, nuk kishte asnjë provë, ai nuk ishte në detyrë për çështjen që u arrestua, nuk ishte kompetenca e tyre dhe u burgos në mënyrë të paligjshme. Por SPAK nuk duhet ta ndali punën e vet”, thotë avokati.

I pyetur në lidhje me arrestimet e tjera të bujshme apo dosjet e nxehta, Petraj kujtoi një që dihet edhe publikisht dhe që paralajmëroi se mund të jetë e radhës nga SPAK. Bëhet fjalë për denoncimin që Bardhi i bëri Nokës për pasurinë.

“E dimë shumë mirë se kë kallëzoi Gazment Bardhi në SPAK! A kallëzoi Flamur Nokën për vilën 700 e ca milionë lekë? Unë s’e di shifrën reale, por duhet hetuar dhe verifikuar. Duhet hetimi pasuror i thelluar ndaj zyrtarëve. Por unë mendoj se nuk duhet lëshuar ndaj SPAK-ut me kritika dhe presione. Unë kam pretendime përsa i përket pjesës së masave shtrënguese”, tha Petraj.

Kurse gazetarja Aida Topalli mendon se hetimi pasuror duhet të shkojë deri tek të afërmit.

“Ka një numër të madh zyrtarët të akuzuar prej kaq vitesh në pushtet, shpërdorime me paratë e buxhetit. Politikanët i kanë pasuritë në emër të të afërmve”, tha Topalli.

Petraj dha edhe informacion për lirimin e mundshëm të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Ekziston mundësia e lirimit të Ilir Metës në Gjykatën e Lartë, është dorëzuar kërkesa dhe pritet të merret vendimi. Ka mundësi që të lirohet nga burgu. Teksa në krahun tjetër vijon hetimi nga grupi i agjentëve me verifikimin e hetimit pasuror”, tha ai.

Kurse Topalli theksoi sjelljen e mirë të ish-presidentit në qeli.

“Nga informacionet që kam, zoti Meta ka një sjellje shembullore në burg, ëhstë i qetë dhe ka sjellje model, Ndoshta edhe kjo do ndikojë për lirimin”, shtoi ajo.

Por avokati Petraj e kundërshtoi, duke thënë se nuk ndikon sjellja e mirë për masat e sigurisë.

“Nuk ka të bëjë fare sjellja në burg, as nuk merret parasysh se si sillesh në qeli. Nuk ka të bëjë me procesin hetimor dhe masat e sigurisë”, shpjegon Petraj.

Next Post
Kryeministri britanik paralajmëron Trump: Ndalo Putinin! Jam i vendosur për…

Kryeministri britanik paralajmëron Trump: Ndalo Putinin! Jam i vendosur për…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com