• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta mesazh të fortë BE: Kosova po diskriminohet, e padrejtë të kushtëzohen vizat me demarkacionin

by A R
11/10/2017 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i shtetit Ilir Meta ka nisur një vizitë dyditore në Kosovë, ku është takuar ditën e sotme me homologun e tij Hashim Thaçi.

Vizita nis me takimin kokë më kokë mes dy krerëve të shtetit, e më pas me bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive zyrtare. Më pas, Meta dhe Thaçi dolën në një konferencë të përbashkët për mediat.

Meta e vuri theksin te liberalizimi i vizave për Kosovën. Ai tha se është vendim i padrejtë për të kushtëzuar çështjen e demarkacionit me liberalizimin e vizave.

““Lidhur me liberalizimin e vizave nuk mund të ketë moment më të vështirë për Presidentin e Shqipërisë, pasi ka kërkesa pafund nga personalitete për të marrë nënshtetësinë dhe qëllimi kryesor është t’i shpëtojmë kësaj bllokade. Kam pasur një takim me drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin dhe me personalitete të tjera, me të cilët kemi theksuar domosdoshmërinë e dhënies fund këtij izolimi, diskriminimi që po përjetojnë qytetarët e Kosovës, pasi janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzojnë këtë mundësi. Besoj se vendimi është i padrejtë për të kushtëzuar çështjen e vizave me Demarkacionin. BE nuk duhet të harrojë se politika e zgjerimit ka qenë katalizator i proceseve transformuese, i forcimit të sigurisë dhe paqes e stabilitetit në rajon. Kjo politikë e zgjerimit duhet të vazhdojë dhe mendoj se sinjali i parë është liberalizimi i vizave të Kosovës, e cila ka plotësuar kushtet”, theksoi Meta”

Takimi i radhës do të jetë me kryeministrin Ramush Haradinaj, kreun e Kuvendit, Kadri Vevseli, zv.kryeministrin e Parë dhe  ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimi me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj.

Dokumenti 

Me heret, Thaci në takimin që zhvilloi sot me homologun e tij nga Shqipëria, kanë nënshkruar një dokument, përmes së cilit janë dakorduar për shumë çështje me rëndësi për të dyja vendet.

Në këtë dokument, të dy presidentët u pajtuan që të përshpejtojnë proceset e integrimit të të gjitha vendeve të rajonit që dëshirojnë të anëtarësohen në BE dhe NATO.

Hartimin e një dokumenti strategjik për anëtarësimin e plotë të Kosovës në BE dhe NATO.

Liberalizimin sa më të shpejtë të vizave ndërmjet BE-së dhe Kosovës, si dhe angazhimin e Kosovës që të bëjë çdo përpjekje të zgjidhë në mirëbesim dhe mirëkuptim çështjet që lidhen me marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Po ashtu, edhe vazhdimin e fazës përfundimtare të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Next Post
DETAJET/ Arrestimi i ‘skifterëve’ shqiptarë, edhe mjetet e punës i kishin të vjedhura

Grabitja e banesës së nënës së ministrit, shoqërohen dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

March 25, 2026
“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

March 25, 2026
Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

March 25, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Drafti i PS për referendumet, eksperti Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

March 25, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

March 25, 2026
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

March 25, 2026
U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

March 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In