Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet në Austri për një vizitë shtetërore dhe sot është takuar me Kreun e Parlamentit austriak, Ëolfgang Sobotka. Kreu i Shtetit ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe e ka gjykuar këtë momenti si më të duhurin për nxitjen e bashkëpunimi ekonomik.
Meta ka kërkuar gjithashtu liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Parlamenti austriak është përkrahës i palëkundur i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Rikonfirmimi i këtij qëndrimi edhe përmes Sobotka është një lajm shumë inkurajues. Është me rëndësi finalizimi i liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë Presidencës austriake të BE.
Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet e kërkuara në këtë proces. Mesazhet pozitive të zgjerimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë janë shumë të rëndësishme
Shqipëria është e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet për pasur një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE”, deklaroi gjatë takimi me kreun e parlamentit të Austrisë Presidenti i Republikës.
a.ç