• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta me homologen finlandeze: Me rëndësi avancimi me zbatimin e reformës në drejtësi

by A R
15/03/2017 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili shoqërohej prej Kryetares së Komisionit për Politikën e Jashtme Arta Dade, u prit sot në Helsinki nga Kryetarja e Parlamentit të Finlandës Maria Lohela më të cilën vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Finlandës.

Meta dhe Lohela shprehën vullnetin e përbashkët për intensifikimin e shkëmbimeve ndërparlamentare përmes grupeve të miqësisë dhe komisioneve reciproke parlamentare dhe theksuan se dy parlamentet duhet të punojnë më ngushtë për ta ngritur më lart nivelin e bashkëpunimit veçanërisht në fushat e arsimit, turizmit dhe shkëmbimeve ekonomike.

Në këtë drejtim u theksua rëndësia e angazhimit të parlamentareve të rinj në të dy vendet duke marrë në konsideratë perspektivën e forcimit të lidhjeve njerëzore mes dy vendeve tona dhe potencialet e bashkëpunimit dypalësh.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda dhe Parlamenti i saj i kanë dhënë Shqipërisë në integrimin e saj evropian dhe vuri në dukje rëndësinë e avancimit me zbatimin e reformës kyçe të sistemit të drejtësisë dhe prioriteteve të tjera të nevojshme për qytetarët shqiptarë.

Meta dhe znj. Lohela diskutuan gjithashtu edhe mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit dhe nënvizuan rëndësinë e avancimit të të gjitha vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian duke forcuar parametrat e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjatë qëndrimit në Parlamentin e Finlandës, Meta dhe znj. Dade u pritën edhe nga një përfaqësi deputetësh nga fraksionet e ndryshme parlamentare politike dhe nga Grupi Parlamentar i Miqësisë Finlandë-Shqipëri me të cilët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes deputetëve dhe komisioneve parlamentare në nivel dypalësh dhe për mbështetjen reciproke në organizatat ndërkombëtare.

Në përfundim, Meta dhe znj. Lohela dhanë një prononcim për shtyp: 

Maria Lohela: Është kënaqësi të kemi z. Meta për vizitë në Finlandë, e di që nuk është vizita e tij e parë në Helsinki dhe kjo do të thotë se ai ka krijuar marrëdhënie të mira me Finlandën.

Unë jam e lumtur që t’i çoj përpara këto marrëdhënie, shpresoj që veçanërisht deputetët e rinj në Finlandë të nisin kontaktet me kolegët e tyre shqiptarë dhe të ndërtojnë ura bashkëpunimi që të mund të zgjasin për një kohë të gjatë. Pavarësisht distancës mes dy vendeve tona kemi shumë ngjashmëri.

Jemi dy vende të vogla, por kemi besim në të ardhmen, duam të punojmë shumë në mënyrë që shoqëritë tona të zhvillohen dhe të lulëzojnë. Kështu që shoh shumë hapësira për bashkëpunim në fushën e biznesit, politikës apo turizmit. Jam e bindur se Shqipëria është perla e re e Mesdheut.

Ilir Meta: Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme për t’u takuar me Kryetaren e Parlamentit të Finlandës dhe për të diskutuar për të çuar në një nivel të ri dhe shumë më dinamik marrëdhëniet midis dy parlamenteve tona, por edhe dy vendeve tona.

Ne besojmë shumë në këtë bashkëpunim të shkëlqyer bilateral me Finlandën, sidomos në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm të sistemit tonë të edukimit në vend dhe për këtë qëllim kemi vendosur, që në mënyrë të veçantë t’i kushtojmë vëmendje shkëmbimeve midis parlamentarëve të rinj për të përfituar sa më shumë nga eksperienca dhe përvoja e Finlandës në këtë drejtim.

Ne kemi dhe grupet e miqësisë në parlamentet e dy vendeve tona të cilat besojë do të jenë shumë më aktive në të ardhmen dhe kemi rënë dakord bashkë me kryetaren e parlamentit që në mënyrë reciproke të promovojmë bashkëpunimin midis dy vendeve tona si në Tiranë ashtu edhe këtu në Helsinki.

Next Post
I ftohti polar, solidariteti dhe akuzat nga oxhaku i shtëpisë

Ajo që Donald Lu nuk tha në mesazhin për ministrin Xhafaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com