• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ajo që Donald Lu nuk tha në mesazhin për ministrin Xhafaj

by Ardit Rada
15/03/2017 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada/

Ambasadori Donald Lu nuk ka pritur që presidenti Nishani të “verifikojë” figurën e ministrave të rinj, për të çuar mesazhet e para të urimit. Më së pari të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Duke folur për “VOA”, kryediplomati nga Uashingtoni ka evokuar faktin që Xhafaj ka qenë në krye të procesit të reformës në Drejtësi, duke uruar më pas që ai të forcojë luftën kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve.

Emërimi i Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme ndezi një seri sulmesh nga opozita, sulme këto që bazohen në akuzat e bera ndër vite nga Berisha. Në fakt, Donald Lu e ka cilësuar sot Xhafajn si një energji të re në krye të MPB dhe që vjen nga një eksperiencë reformash, siç është ajo më kryesorja.

Por mesazhi i ambasadorit të SHBA ka brenda edhe disa elemente indirekte, të cilat i tejkalojnë muret e ministrisë së Brendshme dhe që duket se drejtohen nga një pjesë tjetër e bulevardit qëndror të Tiranës. Aty ku qëndron e ngritur prej rreth një muaji çadra e opozitës, që kërkon qeveri teknike. Ky mesazh kundër qeverisë teknike bëhet edhe më i qartë kur ai bën thirrje që ministria e brendshme të tregohet e paanshme “teksa vendi përgatitet për zgjedhjet”.

Mesazhi i Donald Lu është në fakt një përgjigje e tërthortë edhe për pretendimin në fjalë të Lulzim Bashës. Urimet dhe ftesa për bashkëpunim ndaj ministrit është diçka e kundërt në thelb, me kërkesën për ta parë të rrëzuar Ramën, Xhafajn dhe anëtarët e tjerë të kabinetit. Së dyti, mesazhi i ambasadorit amerikan është edhe një pranim e përkrahje formale e ndryshimit që ndodhi në një dikaster me peshë si ministria e Brendshme.

Duke e njohur formalisht Xhafajn si ministër të Brendshëm, Lu ka ‘pagëzuar’ kështu emërimin më të rëndësishëm të orëve të fundit. Por me një kusht, të cilin Lu e thotë hapur dhe qartë: Rezultate të tjera, më të dukshme dhe të prekshme në drejtimet më delikate të punës së ministrisë së Brendshme. Narkotikëve dhe krimit.

 

Next Post
Pse meshkujt duhet të konsumojnë arra çdo ditë…

Mrekullia e arrës, nëse hamë 5 kokrra në ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com