• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta: Mbështetja e fermave, drejtimi i duhur për zhvillimin e bujqësisë

by
31/05/2015 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Fermën “Kallbaqi” në Hamallaj të Durrësit. Në këtë takim, Kryetari i LSI-së shoqërohej nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe nga Ministri i Mjedisit,  Lefter Koka dhe kandidati i përbashkët i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Vangjush Dako.

Meta ndoqi nga afër kushtet e punës si dhe u njoh me problematikat e prodhimeve bujqësore këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër,  Meta vlerësoi investimin e kryer në këtë fermë me sera ku prodhohen produkte bio.

“Jemi këtu së bashku me Ministrin e Bujqësisë përsëri, por edhe me kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së re të Durrësit që përfshin edhe këtë zonë të mrekullueshme me z. Vangjush Dako, me Ministrin e Mjedisit z.Koka, për të shprehur përkrahjen më të fortë për Fatmirin, i cili me mundin dhe sakrificën e tij dhe të familjes ka arritur të ndërtojë një fermë model e cila do të mbështetet për t’u zgjeruar në bashkëpunim edhe me Bashkinë e re të Durrësit dhe me kryetarin e ardhshëm, z. Dako. Zgjerimi edhe me pesë hektarë të tjerë do të thotë se shtohet disa herë prodhimi këtu, por njëkohësisht hapen vende të reja pune nga i cili do të përfitojë ky komunitet. Mbështetja e këtyre fermave është një rrugë e sigurt dhe është drejtimi i duhur për zhvillimin e bujqësisë, për rritjen e punësimit, për furnizimin e tregut vendas me produkte bio, të certifikuara dhe të sigurta, por njëkohësisht edhe për të rritur eksportet, sepse dhe ky është një prioritet për rritjen e ekonomisë sonë në tërësi”, tha Meta.

Kreu i LSI-së shprehu bindjen se institucionet shqiptare janë në rrugën e duhur për të mbështetur këta sipërmarrës, këta fermerë të talentuar dhe të suksesshëm të cilët kanë arritur shumë. “Por me mbështetjen e shtetit, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, me mbështetjen e AZHBR-së, me mbështetjen e Bashkisë së re të Durrësit, jam i bindur edhe personalisht të z. Dako, do të arrijmë që këtë zonë e cila është edhe një nga zonat më të preferuara turistike në vendin tonë, ta shndërrojmë në një shembull të suksesit të bujqësisë, por edhe të agro-turizmit”, tha Meta.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti shprehu kënaqësinë për ndërtimin e një serë të tillë moderne ku kultivohen perime të gjitha llojeve.

Meta dhe Dako ne Durres“Është një model i sipërmarrjes bujqësor. Dëshiroj të falënderoj pronarin e fermës, i cili ka marrë këtë iniciativë shumë të guximshme, por që ia vlen duke u orientuar aty ku ne realisht kemi avantazhe konkurruese krahasuese. Fermerët shqiptarët po kuptojnë gjithnjë e më shumë që bujqësia jonë duhet të orientohet drejt atyre kultivarëve, drejt atyre kulturave për të cilat ka treg të garantuar, ka kërkesë. Ne këtë e kemi mbështetur dhe ky është dhe lajtmotivi i politikave të mbështetjes së bujqësisë. Ne duhet të orientohemi drejt kulturave për të cilat ne kemi avantazhe konkurruese, kemi tokën, klimën, burimet që bëjnë të mundur kultivimin dhe tregtimin me sukses të këtyre kulturave, prandaj ky model duhet të përhapet dhe do të mbështetet nga ne”, tha Panariti.

Ministri Panariti garantoi mbështetje për zgjerimin e sipërfaqeve me sera. “Ne jemi të projektuar tashmë qartësisht për të zgjeruar sipërfaqen me sera. Bujqësia me sera, për disa arsye, e para, sepse serat lejojnë të marrësh rendimente shumë më të larta se sa kultivimi në arë dhe e dyta, sera është bujqësi me çati. E mbron bujqësinë nga dëmtuesit, nga breshëri, nga stuhitë. Për këto arsye, qeveria shqiptare, Ministria e Bujqësisë, është e vendosur që të mbështesë të gjithë ata sipërmarrës të cilët investojnë në këtë teknologji, duke mbuluar 70 për qind të kostos së investimit. Kjo është një nismë që do të materializohet dhe ne jemi të vendosur që sipërfaqen me sera ta trefishojmë”, tha më tej Panariti.

Kandidati i përbashkët i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Vangjush Dako shprehu mbështetjen për fermerët dhe prezantoi nismën e re për ngritjen e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Tokë Bujqësore.

“Jemi sot këtu me Kryetarin e Kuvendit, me Ministrin e Bujqësisë, me Ministrin e Mjedisit për të shprehur mbështetjen tonë për bujqësinë për të gjithë fermerët, për të gjithë ata që investojnë në bujqësi. Qëllimi ynë dhe zotohemi që ne do t’i mbështesim të gjithë fermerët dhe do t’i orientojmë drejt mbjelljes së kulturave të perimeve, aq të domosdoshme sepse janë perime bio. Nga ana tjetër do të jemi mbrojtës së të gjithë fermerëve. Ne do të krijojmë Inspektoriatin e Mbrojtjes së Tokës Bujqësore, i cili do t’u vijë në ndihmë të gjithë fermerëve për të hapur të gjitha kanalet , të gjitha problematikën që ata kanë me tokën bujqësore. Jemi të sigurt që bujqësia është e ardhmja e vendit, është mundësia e madhe për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”, tha z. Dako.

Ferma “Kallbaqi” në Hamallaj të Durrësit është një investim rreth 1 milionë dollarë i cili përfshin 1.5 hektar sera dhe 2 hektarë fushë. Në këtë fermë janë të punësuar rreth 12 punonjës të përhershëm dhe dhjeta punëtorë të tjerë të zonës në periudha sezonale. Kjo fermë ka rreth 5 vjet që ka nisur aktivitetin prodhues dhe produktet shiten në tregun vendas të Durrësit dhe Tiranës, por një pjesë e produkteve shkon për eksport në vendet e Bashkimit Europian.

Next Post

Sallata me patate, receta plot kabohidrate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria forcon Mbrojtjen, ekspertet: Rezervistët rriten kapacitetet ushtarake

Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për Gazën

July 22, 2026
Nga 10 paga mujore te banesat falas! Çfarë përfitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë

Nga 10 paga mujore te banesat falas! Çfarë përfitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë

July 22, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 23 Korrik 2026

July 22, 2026
Nga tanket e Mariupolit te kreu i ushtrisë, gjenerali 43-vjeçar që Ukraina i beson në luftën me Rusinë

Nga tanket e Mariupolit te kreu i ushtrisë, gjenerali 43-vjeçar që Ukraina i beson në luftën me Rusinë

July 22, 2026
Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

July 22, 2026
EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

“Burgu i Shënkollit do të kthehet në institucion për trajtimin e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor”

July 22, 2026
Emri i tij doli në dosjet Epstein, gjendet i vdekur agjenti francez i modës

Emri i tij doli në dosjet Epstein, gjendet i vdekur agjenti francez i modës

July 22, 2026
PD kërkon të jetë i pranishëm Skënder Hita, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

PD kërkon të jetë i pranishëm Skënder Hita, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

July 22, 2026
“U rritëm jetimë, më le vetëm”. Letra prekëse e vëllait të gazetarit Enrik Mehmeti

“U rritëm jetimë, më le vetëm”. Letra prekëse e vëllait të gazetarit Enrik Mehmeti

July 22, 2026
Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In