• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: LSI, ligj të ri për financimin e partive politike

by Aalison Pearse Stevens
06/05/2016 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në një takim të zhvilluar sot pasdite me të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim, Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta deklaroi se vendi ka nevojë të ecë më shpejt drejt një zhvillmi më të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror. Arritja e këtij objektivi kërkon një progres më të vendosur në drejtim të sundimit të ligjit dhe të shtetit të së drejtës.

Z. Meta theksoi se kryeçështja dhe kryeprioriteti sot mbetet miratimi pa vonesë i reformës në drejtësi. Sipas tij, LSI është shprehur qartë se mbështet dhe voton ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë reformës në drejtësi.

“Për të vendosur një raport të ri të politikës me qytetarët është themelore vendosja e standardeve më të larta të transparencës dhe në këtë drejtim LSI do të vazhdojë t’i thellojë të gjitha nismat e saj të bëra publike. I kërkoj sot përpara jush edhe deputeteve tona më të reja, por edhe LRI-së, që të ndërmarrin iniciativa sa më konkrete në këtë drejtim, sepse në radhë të parë standardet më të larta duhet t’i kërkojnë të rinjtë. Në këtë kuadër do të ndërmarrim nisma për të rishikuar dhe përmirësuar legjislacionin për financimin e partive dhe të organizatave politike, për të marrë përvojat më të mira evropiane dhe amerikane të auditimit për transparencën, për fondet apo aktivitetet e forcave politike dhe shpenzimet e fushatave, për të bërë ndryshime sa më të qenësishme në Kodin Zgjedhor, për të garantuar shenjtërinë e votës të çdo qytetari shqiptar anembanë vendit. Për këtë qëllim deputetët përfaqësues të LRI-së në Kuvendin e Shqipërisë do të ndërmarrin një nisme ligjore konkrete, sikurse bënë edhe për Ligjin dhe Vullnetarizmin” – deklaroi Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta gjatë Konventës Kombëtare të Gjimnazistëve të organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim.

m. a

Next Post

Harta/ Ja si e ndryshoi Europën Lufta e Parë Botërore nga 1914 në 1919

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In