• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: LSI forcë e parë më 25 qershor, mundësi historike për t’i dhënë një shans të rinjve

by Java News
27/05/2017 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me 400 të rinj e të reja, që votojnë për herë të parë në Njësinë administrative Paskuqan.

Të pranishëm në këtë takim ishin kandidatët e LSI-së për qarkun e Tiranës, Luan Rama, Ylli Shehu, Edmond Stojku si edhe ish-Kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Në fjalën e tij në këtë aktivitet, ish-Kryetari i LSI-së, Ilir Meta vlerësoi rolin e të rinjve e të rejave, sidomos atyre që janë votues për herë të parë, duke nënvizuar se tani më me votën e tyre kanë mundësi për t’i dhënë një shans të rinjve të Shqipërisë duke votuar LSI-në.

“Për të gjithë ju të rinjtë e të rejat, 25 qershori do të mbetet një ditë e lehtë për t’u kujtuar në të ardhmen, jo vetëm për arsyen se ju do të votoni për herë të parë në jetën tuaj, por edhe për një arsye tjetër, sepse do të nxirrni LSI-në forcë të parë si një mundësi historike për t’ju dhënë shansin të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë”, – u shpreh Meta.

Kandidati i LSI-së për qarkun e Tiranës, z. Luan Rama, në fjalën e tij përpara të rinjve e të rejave të Paskuqanit u shpreh se LSI-ja do të dalë forcë e parë, sepse është e vetmja forcë politike që mbështet rininë. “Përse LSI do të dalë forcë e parë? Sepse në Shqipëri nuk ka asnjë force tjetër politike që bën më shumë se sa LSI-ja për rininë e Shqipërisë. Prandaj, edhe rinia e Shqipërisë duhet ta bëjë LSI-në forcë të pare për të ardhmen e vetë.

Përse Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë forcë e parë, sepse vetëm LSI-ja mund të bashkojë zemrat, vrullin, ëndrrat dhe aspiratat e të rinjve siç bën LRI-ja, siç bën LSI-ja”, – tha Rama.

Kryetarja e LRI-së, njëkohësisht edhe kandidate për deputete e LSI-së në qarkun e Tiranës, Floida Kërpaçi u shpreh në fjalën e saj se Lëvizja Socialiste për Integrim është një mundësi për çdo të ri që të japë kontributin e tij për ndryshimin pozitiv të Shqipërisë duke nënvizuar maturën shtetërore e cila u ndryshua falë këmbënguljes së LRI-së.

“Së bashku me të rinjtë e LRI-së, nga Veriu deri në Jug, kemi hartuar një paketë propozimesh me pika konkrete se si ne ta ndryshojmë maturën shtetërore, për ta bërë një mature më transparente dhe për ta bërë një mature që ju dëshironi”,- u shpreh Floida Kërpaçi, duke shtuar se vendi ka nevojë për një program konkret që garanton punësimin e të rinjve dhe për këtë duhet mbështetur programi i LSI-së.

“Kemi nevojë për program konkret dhe kemi nevojë për një program që do të na kthejë shpresën, do të na japi shansin për një jetë më të mire, e këtë bën plani i punësimit të të rinjve. Një program që do të krijojë njëqind mijë vende të reja pune, duke na krijuar ne një shans për një jetë më të mirë dhe me një page më të mire. Ne do të marrim në dorë fatet tona”, – tha Floida Kërpaçi.

a.ç

Next Post
Konfirmohet rritja e pensioneve, përfitojnë 635 mijë persona

Përfituan pension të paligjshëm, ISSH: Ka 5 mijë raste, do kthejnë paratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

October 26, 2026
Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

October 26, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

October 26, 2026
Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

October 26, 2026
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

October 26, 2026
BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

October 26, 2026
Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

October 26, 2026
Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

October 26, 2026
Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

October 26, 2026
Sofra që nuk digjet

Sofra që nuk digjet

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In