• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta, lideri i opozitës/ Partia e Lirisë i zë vendin PD-së, KQZ e njeh si forcën kryesore opozitare. ‘Shuhet’ Berisha

by Java News
19/08/2023 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njeh ligjërisht partinë e drejtuar nga Ilir Meta si forcën më të madhe të opozitës.

Komisioneri Ilirjan Celibashi ka përcaktuar sot partitë politike që kanë të drejtë të propozojnë anëtarët e komisionit zonal të administrimit zgjedhor për betejën elektorale për bashkinë e Kukësit duke vendosur se PS do të propozoje 3 anëtarë, Partia e Lirisë 2 anëtarë dhe një anëtar Partia Demokratike.

Statusi i ri i Partisë së Lirisë si partia kryesore e opozitës buron nga rezultati i zgjedhjeve të 14 majit, ku koalicioni Bashkë Fitojmë u rendit i dyti.

“Ky si subjekt ka një numër votash të tillë që e bën atë të pretendojë të drejtë për të propozuar anëtarët e KZAZ si parti politike e opozitës që ka marrë më shume vota në zgjedhjet vendore.”, deklaroi Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve.

Sipas Kodit Zgjedhor si moment referimi për përcaktimin e peshës së secilës forcë politike janë zgjedhjet e fundit lokale dhe në betejën e 14 majit koalicioni “Bashkë Fitojmë” në votën për këshillat bashkiake u rendit i dyti pas Partisë Socialiste.

Pavarësisht se forca kryesore e këtij koalicioni ishte Sali Berisha dhe demokratët që e mbështesin, për shkak se Berisha ligjërisht nuk ka parti të gjitha përfitimet i merr partia e lirisë.

Ndërkaq për herë të parë në 30 vite Partia Demokratike renditet forcë e tretë pasi në 14 maj ajo mori 7.7% të votave.

Por edhe pse  pranon se u rendit e treta në zgjedhjet lokale,  partia demokratike  e drejtuar nga Lulzim Basha kërkon që të përllogariten votat e Partisë se Lirisë brenda koalicionit dhe pastaj të bëhet vlerësimi se kujt i takon statusi i partisë së parë të opozitës.

Ndersa Rezart Kthupi, perfaqesuesi ligjor i  PD zyrtare ka deklaruar se “PD ne raport me koalicionin bashkë fitojmë është subjekti i 3 zgjedhor, problem është që numri i komisionarëve që caktohen nga partitë politike varen nga raporti i votave të partive politike dhe ajo që kundërshtoj unë është logjika mbi të cilën KQZ merr si të mirëqenë që të gjitha votat e koalicionit janë vota të partisë politike. “

Rezultati i zgjedhjeve  të 14 majit do të ndikojë gjatë në peshën ligjore të partive politike dhe garancitë që ofron kodi elektoral për to.  Në raport me zgjedhjet e ardhshme parlamentare partia demokratike do të ruajë statusin e forcës kryesore të opozitës pasi si pikë referimi merren zgjedhjet e vitit 2021 kur demokratet nuk ishin përçarë.

Por në raport me zgjedhjet lokale të vitit 2027 të gjitha përfitimet që lidhen me fondet e komsionerët i merr partia e lirisë  pasi koalicioni “bashkë fitojmë” u rendit i dyti në betejën e 14 majit./m.j

Next Post
Nesër nis viti i ri akademik, pedagogët kërkojnë ndihmën e studentëve për rritjen e pagave

Përmbysja/ Inxhinieritë “mundin” Mjekësinë: Maturantët zgjedhin degë që sigurojnë punësim pas diplomimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

March 1, 2026
Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

March 1, 2026
“Epsteini” ynë

Meraku i Sali Berishës për vilën e Enver Hoxhës 20 vjet më parë

March 1, 2026
“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In