Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në Konventën Zgjedhore të Njësisë 6 në Tiranë.
Duke folur para strukturave të kësaj njësie, Ilir Meta tha se prej 26 vitesh dëgjohet një retorikë të egër politike jashtë çdo parametri dhe jashtë çdo logjike.
Kryetari i LSI-së theksoi se kur bashkëpunohet dhe kur punohet me prioritetet të qartë e në mënyrë të qëndrueshme edhe progresi është i sigurt.
Sipas tij, njerëzit duan të dëgjojnë një zgjidhje, një mesazh që atyre u intereson dhe se mesazhi duhet të jetë për njerëzit, se si mund të zgjidhen ato probleme që shqetësojnë qytetarët më shumë sot.
“Kur bashkëpunohet, kur punohet me prioritetet të qartë dhe në mënyrë të qëndrueshme edhe progresi është i sigurt. Besoj se kjo filozofi do të vazhdojë të na japë sukses edhe në të ardhmen”, deklaroi Kryetari i LSI-s, Meta në fjalën e tij.
Duke folur për të rinjtë, Meta iu referua grupit të këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, që përbëhet nga të rinj e të reja e që janë një model për politikën dhe frymëzojnë bashkëmoshatarët e tyre që të qëndrojnë këtu për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin tonë e për të luftuar së bashku. /b.d









