• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta: Kukësi të mos jetë thjesht vendlindja juaj, por e ardhmja juaj

by
27/05/2015 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në një takim me dhjetëra të rinj dhe të reja të qytetit të Kukësit.

Në këtë takim Meta ishte i shoqëruar nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi si edhe nga deputetët Vexhi Muçmata dhe Ylli Shehu.

Në fjalën e tij përpara të rinjve, kryetari i LSI-së shprehu besimin se me mbështetjen e fortë të rinisë në Kukës, në zgjedhjet e 21 qershorit do të merret një fitore bindëse. Meta tha se programi i Halilaj dhe i mazhorancës është që Kukësi të mos jetë thjesht vendlindja e të rinjve kuksiane, por edhe e ardhmja e tyre.

“Do të arrijmë një fitore bindëse në 21 qershor, në emrin e të rinjve dhe të rejave të Kukësit, në mënyrë që ju të gjithë të keni një perspektivë shumë më të mirë. Premtimet tona për të garantuar të paktën 500 vendeve të reja të punës vetëm në këto dy vitet që vijnë deri në vitin 2017, janë premtime tërësisht të realizueshme. Nga të gjitha këto, 200-250 vende të reja pune do të hapen kryesisht për të rinjtë dhe të rejat që do të shërbejnë në aeroportin e ri të Kukësit i cili do të bëhet funksional shumë shpejt”, tha Meta.

Lideri i LSI u shpreh se aeroporti i Kukësit do të krijojë mundësi të reja zhvillimi, ndërsa premtoi mbështetje edhe për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

“Programi i kryetarit të ardhëm të bashkisë së re të Kukësit, është i vetmi program që ekziston sot për banorët e Kukësit, dhe është programi më gjithëpërfshirës që u drejtohet të gjithë shtresave të Kukësit. Ajo që unë dua të shpreh mbështetje të veçantë është pesha që i jep ky program problemeve të rinisë së Kukësit dhe angazhimi për t’i zgjidhur këto probleme sëbashku me të rinjtë dhe të rejat e Kukësit”, tha Meta.

IMG_5124

Kryetari i LSI shprehu bindjen se me fitoren e Hasan Halilajt, Kukësi do të jetë vendi i perspektivës dhe jo thjesht vendlindja e tyre.

“Ndaj programin e kandidatit tonë, kryetarit të ardhshëm të Bashksië së Kukësit, z. Hasan Halilaj, ne do të bëjmë të mundur që Kukësi të mos jetë thjesht vendlindja juaj. Kukësi të jetë e ardhmja juaj, e ardhmja për të ndërtuar, e ardhmja për t’u punësuar, e ardhmja për të ndihmuar familjet tuaja në këto Alpe të mrekullueshme, në këtë mjedis të mrekullueshëm. Kjo bashki e re bashkon shumë mundësi. Nuk është thjesht një zgjerim territori, por është një shtim hapësirash, mundësish resursesh, kapacitetesh në mënyrë që të bëhen ato politika zhvillimi që do të hapin vende të reja pune, në industri, në miniera, në bujqësi, në blegtori dhe në gjithçka tjetër duke i dhënë mundësi të gjithëve të prekin ato përfitime që meritojnë bazuar në resurset të cilat ne i kemi, por nuk vihen në punë. Prandaj të gjitha votat për kandidatin tonë z. Hasan Halilaj”, theksoi z. Meta.

Kryetari i LSI-së kërkoi angazhimin maksimal të të rinjve për në mënyrë që të “Aleanca ëpr Shqipërinë Europiane” të ketë shumicën bindëse edhe në Këshillin e ri bashkiak .

“Nuk mund të ketë progres në asnjë drejtim Kukësi, në rast se kryetari i ardhshëm i bashkisë nuk ka një program dhe i vetmi që ka një program sot është Hasan Halilaj. Mbi të gjitha Kukësit i duhet një kryetar bashkie që të trokasë që nga dera e Edi Ramës dhe e gjithë ministrave për projekte që duhen financohen dhe që duhen për mbështetje në emër të komunitetit të Kukësit. Nuk i duhet një kryetar bashkie që ta kthejë bashkinë në njësi të vogël të SHQUP-it këtu në Kukës. “Ne tani na mbetet që deri në 21 qershor, të gjitha këto energji tuaja t’i shpërndajmë tek të gjithë të rinjtë e Kukësit, kudo në të gjitha komunat edhe në shtëpinë më të largët, në mënyrë që të votojmë atë besim dhe atë entuziazëm që meriton projekti ynë i përbashkët që Kukësi të mos jetë thjesht vendlindja juaj, por të jetë e ardhmja juaj”, tha Meta.

IMG_5053

Next Post

Masakroi kunatën, 8 vite burg shqiptarit në Kanada

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

March 5, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

March 5, 2026
I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

March 5, 2026
Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In