• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta ktheu ligjin për ‘Vettingun në Polici”, reagon Lleshaj: Argumente jo ligjorë!

by Java News
19/04/2019 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj, komentoi pak minuta me pare vendimin e presidentit Ilir Meta për të kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për vettingun në Policinë e Shtetit, duke thënë se argumentet e tij janë të gjetura, presidenciale, dhe jo ligjore. Ministri Lleshaj tha se është një frymë që çdo iniciativë e qeverisë duhet të kundërshtohet. Lleshaj shtoi se nga ligji i vjetër nuk është ndryshuar asgjë në thelbin e procesit të fundit. Ministri i Punëve të Brendshme tha se është hequr kufizimi kohor për kryerjen e vettingut për shkak të numrit të lartë të punonjësve që do të duhet të kalojnë këtë proces.

“Argumente presidencial shumë interesantë, por jo ligjorë. Presidenti ka kompetencë ta kthejë ligjin, ndërsa argumentet janë presidenciale. Shqetësimi kryesor është qeveria, ndërkohë që qeveria është autoriteti përgjegjës për ta realizuar vettingun.  Një frymë që mbërrin në kufijtë e të paarsyeshmes, ku gjithçka që vjen nga qeveria është problem. Vetting do të duhej të kishte cdo organizëm i gjallë, në cdo institucion duhej të kishte vetting. Është një proces i përhershëm. Ku ka një strukturë një organizatë ajo duhet të pastrohet. Kjo është në frymën e gjithë procesit që po ndodh me reformën në drejtësi.

Nuk është hequr struktura e jashtme e vettingut, ajo merret nga fillimi në fund të procesit. Komisioni i jashtëm bën vettingun e majës së policisë së shtetit, gardës dhe SHCBA-së. Ky komision zgjerohet duke krijuar komisionin qendror që bën vettingun e nivelit të mesëm. Pjesa e jashtme plus pjesën që u shtua i shtohet edhe një kontigjent nga ata që vetohen dhe bën vettingun e gjithë strukturës.

Faza 1- Komisioni i jashtëm

Faza 2 – Shtohen përfaqësues nga Policia dhe Garda dhe SHCBA që kaluan vettingun nga Komisioni i Jashtëm

Faza 3 – Shtohet mbi 200 veta, dhe në çdo proces, Komisioni i Jashtëm është pjesë e strukturës.

Janë argumente të gjetura, sepse nuk ka ndryshuar asgjë në thelbin e vettingut”, tha Lleshaj.

“Ne kemi dyshime që mund të kemi probleme në policinë e shtetit, por jo kriminelë. Ftoj këdo ta mendojë qoftë edhe një moment pa policinë Shqipërinë”, shtoi ministri.

Ministri tha se nuk e priste këtë vendim të Presidentit Meta.

“Ligji aktual e byll vlefshmërinië e tij në mars 2020, ende nuk ka filluar procesi i dosjes së parë, por do të marrë kohën e vet se janë procese ligjore super të ndërlikuara. Nëse e hapim sot dhe aecim me ritmin e reformës në drejtësi, më tej ligji pushon vlefshmërinë dhe procesi stopohet. I kam propozuar kuvendit në mënyrë që ligjin ta zbatojmë, të heqë afatin kohor. Asnjë argument tjetër nuk ka lidhje, sepse janë të njëjtët njerëz”, theksoi ministri i Brendshëm.

Nga studio e “Repolitix”, ministri tha se beson se Parlamenti do të kalojë të njëjtin ligj pa reflektuar argumentet e Presidentit, pasi sipas tij, ligji ka qenë i plotë.

“Sigurisht që ky ndryshim ligjor është vullnet politik i një shumice politike, që ka gjetur miratimin e Parlamentit të Shqipërisë. besoj se ligji nuk do ta humbë miratimin e Kuvendit. Unë i kam hedhur një sy rezervave të argumenteve të presidentit, dhe nuk shoh ndonjë argument për të bërë ndryshim ligjor. Ne nuk kemi çuar një dokument të çalë tek presidenti, kemi çuar një dokument të plotë”, tha Lleshaj.

Në përfundim të kësaj tematike, ministri tha se e respekton presidentin, por nuk mban komunikime me të.

“Ministri i Brendshëm nuk mban komunikim të Brendshëm me Presidentin. Marrëdhënia është normale, unë e respektoj presidentin e Republikës”, tha ai.raport.tv

Next Post
FOTO/ ‘Notre Dame’, po luante me fëmijën para se të shpërthente flaka, gjendet babai në foton që bëri xhiron e botës

FOTO/ 'Notre Dame', po luante me fëmijën para se të shpërthente flaka, gjendet babai në foton që bëri xhiron e botës

Comments 1

  1. Krist says:
    7 years ago

    Zoti minister,fryma,per te kthyer cdo inisiative te qeverise,duhet pare edhe nga ana tjeter.A eshte cdo inisiative e qeverise tone,ligjerisht e bazuar edhe ne kushtetuten tone?Por ligji dhe kushtetuta,duhen lexuar ashtu sic jane,dhe jo me sensin e deshires,si duhet te ishte. Ushtaraket,gjithmone-pra ne cdo sistem-dallohen si strikta ndaj urdherit te eprorit,qe nuk diskutohet.Por nga ana tjeter,jane konstatuar nga vete jeta,se edhe urdherat e dhena nga eproret,shpesh,kane qene te pa bazuar ne ligjet dhe rregulloret ushtarake.Keto pikpamje te ushtarakeve,ja kane kufizuar shume kendveshtrimin ligjor dhe kushtetues,prandaj ne se rasti e sjell -Si ne rastin tuaj-qe te vendoseni ne nje pozicion politik,me e pakta,eshte te shkeputeni nga pikpamjet dhe konceptet ushtarake,por t’i futeni studimit te ligji dhe kushtetutes,qe te kryeni me profesionalizen detyren e re.Ti,si minister,ke nje shef,prandaj reklamimet qe mund te keni,lerjani ne dore shefit,i cili ka pregatitur edhe projektin e vetingut (megjithese mund te keni dhene edhe ju,mendimet tuaja).Pra institucionalisht,pushteti exekutiv,jo vete direkt,por nepermjet pushtetit Legjislativ,te kerkoje nga Institucioni i Presidentit,ndonje mendim dhe vetem mbasi te diskutohet ne parlament,ti jepet pergjigja zyrtare Presidentit. Si minister,,sikunder jua parashtrova edhe me siper ,mos merrni rolin e nje analisti per te vleresuar argumentat e Presidences,jane,ose nuk ,jane ligjore,sepse sfidon,jo direkt Presidencen,por ne rralle te pare vehten tende,rolin tend,profesionalizmin tend dhe natyreisht edhe dinjitetin tend.Do te pershendesja,mirekuptimin!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Rëndohet bilanci nga tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 180 të vdekur e 1300 të plagosur! Momenti kur gjenden të mbijetuar në rrënoja

VIDEO/ Rëndohet bilanci nga tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 180 të vdekur e 1300 të plagosur! Momenti kur gjenden të mbijetuar në rrënoja

August 11, 2026
Edhe Cërriku kundërshton Reformën Territoriale, nis firmosja e peticionit kundër shkrirjes së Bashkisë!

Edhe Cërriku kundërshton Reformën Territoriale, nis firmosja e peticionit kundër shkrirjes së Bashkisë!

August 11, 2026
Majlinda Dhuka-shqiptarëve të diasporës: Ju jeni zëri ynë! Kemi nevojë për ju, ftoni një mik…

“Le t’i lëmë fantazmat të dalin në pension!”- Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi, lërini kështjellat e rërës

August 11, 2026
Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

August 11, 2026
Zjarr në katin e gjashtë të një hoteli në kryeqytet, vetëm dëme materiale, zbulohet shkaku i flakëve!

Zjarr në katin e gjashtë të një hoteli në kryeqytet, vetëm dëme materiale, zbulohet shkaku i flakëve!

August 11, 2026
“Jo më mish nga Brazili!”- Ministria e Bujqësisë merr vendimin dhe urdhëron AKU-n: Nga 3 shtatori të ndërpritet importi

“Jo më mish nga Brazili!”- Ministria e Bujqësisë merr vendimin dhe urdhëron AKU-n: Nga 3 shtatori të ndërpritet importi

August 11, 2026
VIDEO/ Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin “S-400” që mbronte pallatin 1 miliard paund të Putinit në Rusi! Shikoni pamjet

VIDEO/ Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin “S-400” që mbronte pallatin 1 miliard paund të Putinit në Rusi! Shikoni pamjet

August 11, 2026
Hungaria bëhet me president të ri, Parlamenti e zgjodhi me votat e partisë së kryeministrit Magyar!

Hungaria bëhet me president të ri, Parlamenti e zgjodhi me votat e partisë së kryeministrit Magyar!

August 11, 2026
Me Zhegrovën në fushë, Juventusi triumfon në miqësoren kundër Palermos!

Me Zhegrovën në fushë, Juventusi triumfon në miqësoren kundër Palermos!

August 11, 2026
Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

“Dikush ishte para meje aty”- Dëshmia e të dyshuarit për zjarrin e Krujës: Pashë flakët dhe mora zorrën e ujit! Unë edhe cigaren e fik me pështymë

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com