• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Krenarë për LANÇ, periudha më e ndritur e kombit tonë

by Aalison Pearse Stevens
17/05/2019 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i shtetit, Ilir Meta mori pjesë sot dhe përshëndeti ceremoninë përkujtimore të 76-vjetorit të themelimit të batalionit partizan “Dumrea”.

“Ne jemi krenarë, jo vetëm se vendi ynë,  u çlirua vetë, pa pasur nevojë për ndihmën e Ushtrisë së Kuqe apo forcave të tjera, por njëkohësisht sepse e ndoqëm pushtuesin deri në thellësi të ish-Jugosllavisë duke dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin e të gjithë Europës.

Por absolutisht ndihemi krenarë, sepse Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare është periudha më e ndritur e popullit dhe e kombit tonë, së bashku me periudhën e Skënderbeut e Rilindjes Kombëtare që solli pavarësinë e Shqipërisë.”

Fjalimi i Presidentit

“Të dashur veteranë dhe veterane,

Të dashur familjarë të Dëshmorëve të Atdheut dhe të partizanëve të Batalionit ‘Dumrea’

I dashur kryetar i Bashkisë, zoti Toska,

Të nderuar deputete dhe deputetë të pranishëm!

 

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të marr pjesë në festën tradicionale, por edhe kaq të bukur që ju organizoni çdo vit.

Ju keni dyfish arsye të ndiheni krenarë. E para se ky formacion partizan është njëri nga më të lavdishmit e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, që pak kohë pas krijimit të tij, mori pjesë në njërën nga betejat më të përgjakshme të të gjithë historisë së Luftës, – atë të Pojskës. E së dyti për kontributin e jashtëzakonshëm që dhanë partizanet dhe partizanët e këtij Batalioni për çlirimin e vendit tonë, aq më tepër tani në prag të 75-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Më 9 maj, ne festuam si gjithë Europa, Ditën e Fitores mbi Fashizmin dhe Ditën e Europës. E theksoj këtë, sepse vendi ynë për fat të keq, ishte një prej viktimave të para të fashizmit më 7 prill 1939. Megjithatë Shqipëria e nisi betejën kundër fashizmit pikërisht më 7 prill me qëndresën e Mujo Ulqinakut me shokë, për ta vazhduar deri më 9 maj të vitit 1945.

Ne jemi krenarë, jo vetëm se vendi ynë,  u çlirua vetë, pa pasur nevojë për ndihmën e Ushtrisë së Kuqe apo forcave të tjera, por njëkohësisht sepse e ndoqëm pushtuesin deri në thellësi të ish-Jugosllavisë duke dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin e të gjithë Europës.

Ne nuk e patëm fatin që të bëheshim pjesë e atij projekti europian, që nisi pikërisht më 9 maj 1945, pikërisht atë ditë të triumfit të lirisë mbi shtypjen dhe mbi fashizmin.

Por absolutisht ndihemi krenarë, sepse Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare është periudha më e ndritur e popullit dhe e kombit tonë, së bashku me periudhën e Skënderbeut e Rilindjes Kombëtare që solli pavarësinë e Shqipërisë.

Ne jemi shumë mirënjohës për sakrificat e jashtëzakonshme të bëra nga partizanët dhe partizanet e Shqipërisë, që janë të shenjta për të gjithë shqiptarët, të cilët e duan Atdheun, e duan lirinë dhe përparimin e vendit të tyre si qytetarë, me krenari dhe me dinjitet.

Ndaj askush nuk mund të ketë sukses duke cenuar vlerat e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, sepse ato janë kaq të forta e të larta, sa që kushdo që sulmon ato vlera, thjesht tregon dëshpërimin e tij.

Nuk është koha për t’u marrë me të kaluarën, sepse shqiptarët në atë periudhë e bënë detyrën e tyre me dinjitet dhe me sakrifica të panumërta. U vendosën në anën e duhur të historisë. Na ndihmuan edhe ne, që sot jemi në anën e duhur të historisë.

Tani është koha për të shtuar përpjekjet dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin, që jo vetëm të nderojmë sakrificat e heronjve tanë dhe të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, por edhe njëkohësisht të bëjmë më të mirën për vendin tonë, për integrimin europian të tij, në mënyrë që fëmijët e Cërrikut, fëmijët e Elbasanit, fëmijët e të gjithë Shqipërisë të rriten jo vetëm me mirënjohjen për të parët e tyre, por njëkohësisht edhe me ndjenjat patriotike, me dashurinë, për të bërë më të mirën për Atdheun tonë, pikërisht këtu në Cërrik, në Elbasan dhe në Shqipëri.

Gëzuar këtë festë tuajën, por edhe të gjithë popullit tonë! Lavdi të përjetshme Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe Dëshmorëve të Atdheut!”

 

Presidenti i Republikës vizitoi më tej edhe panairin e organizuar Bashkia në qendër të qytetit të Cërrikut, me sipërmarrje që ushtrojnë veprimtaritë e tyre në atë qytet.

Next Post
Lezhë/ Këtë verë nuk do të ketë trafik në plazh, shtrohet rruga Rrilë-Tale

Lezhë/ Këtë verë nuk do të ketë trafik në plazh, shtrohet rruga Rrilë-Tale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In