Presidenti, Ilir Meta, ka parajmëruar konferencën e tretë për mediat.
Zyra për shtyp e Presidencës njofton se kreu i shtetit do të ketë një njoftim në orën 17:00 të pasdites.
Konferenca e Metës vjen një ditë pas takimit konsultativ me aleatët e Partisë Demokratike për datën e re të zgjedhjeve.
Presidenti Meta i ka bërë ftesë dhe kryetarit të PS Edi Rama për bisedime, sikurse dhe kryetarit të PD Lulzim Basha. Ndërkaq negociatat pritet të vazhdojnë edhe sot me partitë e tjera.
g.kosovari