• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Komisioni për reformën zgjedhore të zbatojë rekomandimet e ODIHR e Venecias

by A R
21/09/2016 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka marrë pjesë sot në Konferencën e 25-të Vjetore te ACEEEO që po zhvillohet në Tiranë me temë “Zhvillimi i sistemeve dhe proceseve zgjedhore  në 25 vitet e fundit”.

Meta në fjalën e tij tha se “Ndërsa flasim shpesh për standarde bashkëkohore dhe europiane, duhet të mos harrojmë se  parimet bazë të kulturës zgjedhore europiane kanë rëndësi thelbësore për konsolidimin e çdo aspekti zgjedhor në Shqipëri, duke treguar  trasparencë, besueshmëri, qëndrueshmëri dhe rezultate të prekshme në drejtim të standardeve që duhen arritur”.

“Forcimi i rolit të KQZ-së si një institucion i pavarur dhe profesional për organizmin dhe menaxhimin e zgjedhjeve eshte bere në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe kodit të praktikave të mira në çeshtjet zgjedhore është kyç. Dua të shpreh një falenderim të vaçantë për rolin e OSBE-ODIHR-it që ka luajtur dhe vazhdon të luaje në monitorimin e proceseve zgjedhore, por edhe në rekomadimet që hartohen për autoritetet dhe institucionet e vendit tonë”, tha Meta.

Në vijim, Meta pohoi se “Dua të shpreh mbështetjen e plotë për përshpejtimin e punës të Komisionit të Posacem Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe për këtë qëllim i kemi kërkuar edhe zyrtarisht misionit të ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias që të ofrojnë kontributin e tyre për zbatimin e rekomandimeve. Vitin e ardhshëm në vendin tonë do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme politike, ndaj ky komision në zbatim të kodit të praktikës së mirë të çeshtjeve zgjedhore të Komisionit të Venecias, duhet të përfundojë sa më parë punën e tij në bazë të rekomandimeve te ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri, të orientuar nga parimet e trashëgimisë zgjedhore europiane, por dhe të shfrytëzojë idete dhe praktikat më të mira që ekzistojnë”.

“Gjatë muajt qershor pata kënaqësinë të takoj një grup deputetësh përfaqësues të 48 partive parlamentare dhe jo parlamentare, të cilët i janë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me nismen ligjore për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në kuadër të angazhimeve tona për një reformë zgjedhore. Është e qartë nga eksperienca shqiptare e këtyre viteve të fundit se administrimi i procesit zgjedhor kërkon rritje te mëtejshme të pavarësisë, paanësisë dhe kapacitetit profesional të gjithë trupave të administrimit zgjedhor dhe në mënyrë të vecantë të komisioneve zgjedhore, si dhe rolit që duhet të realizojë teknologjia për një votim elektronik”, tha Meta.

Në përfundim, Meta tha se “Inkurajoj përpjekjet e KQZ-së për më tepër bashkëpunim dhe transparencë dhe për një administratë zgjedhore të depolitizuar duke mbështetur ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përputhje me rekomondimet e OSBE-ODIHR-it, për t’i mundësuar të gjithë qytetareve shqiptarë një votim të drejtë, të barabartë, të padeformuar, ashtu sic e meriton një vend kandidat për anetarësimin në BE”. /

Next Post
500 kg drogë me vlerë 2mln euro… arrestohen në Gjermani 3 shqiptarët trafikantë (FOTO)

500 kg drogë me vlerë 2mln euro... arrestohen në Gjermani 3 shqiptarët trafikantë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In