• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Klima politike ndikim negativ në ekonomi, po frenohen turistët dhe investitorët

by Java News
11/05/2017 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me vajza dhe gra banore të Njësisë administrative nr. 6 në Tiranë.

Në këtë takim mori pjesë edhe ish-kryetari i LSI Ilir Meta, i cili mbajti edhe një fjalë përshëndetëse, ku theksoi se situata aktuale politike po krijon shqetësime edhe për ekonominë.

Duke marrë shembull sektorin e turizmit, Meta tha se shumë të huaj kanë anuluar vizitat në Shqipëri pikërisht për shkak të klimës politike, që dëmton perspektivën e këtij sektori që ka me mijëra njerëz të punësuar.

“Dje takova një drejtues të një agjencie turistike dhe me shumë shqetësim më thotë: Çfarë po ndodh kështu? Kisha 7 grupe turistike nga Spanja që kishin bërë rezervimet për të ardhur për sezonin turistik. Gjashtë grupe i kanë anuluar deri tani rezervimet. Ky është një shqetësim real që ka të bëjë me perspektivën e një sektori me të cilin jetojnë mijëra e mijëra familje shqiptare në të gjithë vendin, në bregdet apo edhe në mal”, u shpreh ish-kryetari i LSI-së, duke shtuar se kostot e kësaj pasigurie i paguajnë familjet shqiptare.

“Ky është një shqetësim serioz, sepse nuk ka të bëjë vetëm me turizmin, ka të bëjë me investimet. Kur një turist frenohet për të ardhur në Shqipëri për shkak të një lajmi që sjell pasiguri për të kaluar disa ditë pushime, si mund të vijë një investitor i huaj të marrë kredi dhe të bëjë investime në Shqipëri. Të gjitha këto janë kosto që i paguajnë familjet shqiptare”, deklaroi ish-kryetari i LSI-së.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kandidatët për deputetë të LSI-së, Ardit Çela, Kejdi Mehmetaj dhe Monika Kryemadhi.

Ndërsa, kandidati i LSI-së në qarkun e Tiranës, Ardit Çela, tha se me Lëvizjen Socialiste për Integrim forcë e parë politike të gjithë kanë një shans më shumë për zgjidhjen e probleme të përditshme.

“Është e papranueshme, që në një zonë me popullsi të jashtëzakonshme ku jetojnë me mijëra familje, sot nuk kemi një çerdhe, nuk kemi një kopsht, nuk kemi një shkollë 9-vjeçare, apo gjimnaz. Probleme të thella me infrastrukturën, me ndriçimin, me higjienën, me mjedisin, probleme të jashtëzakonshme me legalizimin. E papranueshme që vazhdon të mbetet pezull procesi i legalizimeve. Por, a e dini se cila është zgjidhja? LSI forcë e parë politike. LSI forcë e parë do të thotë një shans më shumë për rininë, një shans më shumë për gruan, një shans më shumë për familjen”, deklaroi ndër të tjera Ardit Çela.

c.a

Next Post

"Vjedhësit e shtetit në çadër përkrahen nga anti-amerikanët dhe islamikët radikalë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta bie nën 80 dollarë për fuçi! Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Sulmet e SHBA ndaj Iranit dhe rikthimi i sanksioneve, rritet sërish çmimi i naftës, shkon mbi 76 USD për fuçi

July 8, 2026
Banka e Shqipërisë kufizon kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi, ja sa do të jetë maksimumi

“Rënia e euros forcoi lekun”, Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

July 8, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Kush dhe pse mbyllet në kafaz prej xhami?

July 8, 2026
“Moda e NATO-s”, The Guardian pikas atletet e kryeministrit Rama: Në një tjetër moment…

“Moda e NATO-s”, The Guardian pikas atletet e kryeministrit Rama: Në një tjetër moment…

July 8, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Korrik 2026

July 8, 2026
VIDEO / Luca sulmon analistët për arrestimin e Metës: O plehra, merreni sesi e kapi policia dhe jo me korrupsionin!

“Të parët tuaj me letra anonime, ju me profile false…”, Luca shpërthen ndaj protestuesve

July 8, 2026
U ekzekutua në sallën e gjyqit, sot homazhet në Pallatin e Kongreseve për gjyqtarin Astrit Kalaja

Shkodra e shpalli “Dëshmor”, Shoqata e Gjyqtarëve për Kalanë: Ky është trajtimi i denjë dhe ligjor…

July 8, 2026
“Mos e dobësoni aleancën”, Erdogan hap samitin e NATO-s: Mbështes planin e Trump për paqen

“Mos e dobësoni aleancën”, Erdogan hap samitin e NATO-s: Mbështes planin e Trump për paqen

July 8, 2026
VIDEO / Rama pritet nga Rutte dhe Erdogan në përshëndetjen zyrtare të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive

VIDEO / Rama pritet nga Rutte dhe Erdogan në përshëndetjen zyrtare të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive

July 8, 2026
Egjipti ankohet pas eliminimit nga Argjentina, kërkon përjashtimin e arbitrit Letexier nga Botërori

Egjipti ankohet pas eliminimit nga Argjentina, kërkon përjashtimin e arbitrit Letexier nga Botërori

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In