• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Rama nuk ka arsye të dorëhiqet, kërkesa e Bashës e papranueshme. Dorëhiqem si President për zgjidhjen e krizës

by Java News
11/05/2017 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka deklaruar se kërkesa e opozitës për largimin e kryeministrit është e papranueshme dhe me këtë kërkesë Basha e personalizon konfliktin politik. Kreu i LSI tha në emisionin “Top Story” se mund të kishte bërë më shumë për zgjidhjen e krizës. Ilir Meta theksoi se pavarësisht se Rama nuk ka pse të japë dorëheqjen, e cilësoi si të papranueshme retorikën e tij.

“E papranueshmë retorika e kryeministrit dhe kërkesa e opozitës që të ikë kryeministri. Basha e personalizon konfliktin politik. Kryeministri, në çdo rast, ka përgjejgësi për vendin më shumë sesa kryetari i opozitës. Nuk ka asnjë arsye se përse të japë dorëheqjen, nëse mendon se kjo nuk e zgjidh këtë situatë, por mendoj se çdo përgjigje konfliktuale nuk ndihmon për një atmosferë më të qetë dhe mirëbesuese.”, tha Meta.

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta theksoi se paketa McAllister ishte një zgjidhje shumë e mirë për opozitën dhe Rama ishte gati ta pranonte me kusht votimin e vettingut.

“Pozicionimi i kryeministrit për paketën McAllister ishte i pranueshëm, ishte gati të pranonte paketën, natyrisht bashkë me votimin e vettingut. Çështja e zgjedhjeve ëshrë cështje vullneti politik dhe ky vullnet duhet të jetë më i fortë nga të gjitha palët. Paketa McAllister, ishte një zgjidhje shumë e mirë për opozitën për t’u përfshirë në proces. Paketa ofronte edhe shtyrjen e zgjedhjeve deri më 16 korrik dhe kjo i jepte kohë PD të përgatiste listën e kandidatëve. Paketa parashikonte qe kryetari i KQZ dhe avokati i Popullit t’i jepej opozites. Ishin disa masa garancie të cilat nuk kishin ndodhur më përpara”, tha Meta.

Ilir Meta deklaroi se është gati të dorëhiqet nga posti i Presidentit nëse kjo i shërben zgjidhjes së krizës politike. Meta deklaroi se mbatja e zgjedhjeve pa opozitën është një hap pas, pavarësisht se çfarë thonë në Bruksel.

“Jap dorëheqjen nëse duhet posti i presidentit për të gjetur një zgjidhje për krizën politike. Mbajtja e zgjedhjeve pa opozitën është një akt i madh pas për Shqipërinë dhe të gjithë pavarësisht se ka më shumë faj opozita apo jo. Nuk ka rëndësi se cfarë thonë në Bruksel, por do rrezikojmë kredencialet demokratike dhe rrugën e integrimit në BE. Unë kam patur kanale komunikimi me opozitën, dhe kam akoma. Mbajtja e zgjedhjeve pa opozitën është një hap shumë i madh mbrapa për Shqipërinë dhe të gjithë, pavarësisht nëse e ka përgjegjësinë opozita apo jo. Ky është një problem i madh për Shqipërinë. Shqipëria do të jetë një vend që do të rrezikojë ndjeshëm kredencialet demokratike që ka krijuar deri më tani. Rruga e integrimit europian, pavarësisht se mund të jetë 100 përqind përgjegjësia e opozitës për këto që po ndodh, përsëri do të jetë një rrugë e vështirë dhe mbi të gjitha do të jetë problem paqja sociale për një konflikt që më shumë krijohet lartë, sesa ekziston poshtë mes demokratëve dhe socialistëve”, tha Meta në studion e Sokol Ballës.

Meta theksoi se mund të ketë edhe forca që janë të interesuara që në vend të ketë destabilitet.

“Unë e kam të vështirë t’i jap një përcaktim të qartë, jo vetëm për situatën aktuale, por edhe për zhvillimet para reformës. Më kanë krijuar një ndjesi se ka interesa jo vetëm për reformat, për zgjedhjet apo për t’i dështuar ato, por duket sikur ka interesa për të krijuar përplasje dhe konfrontim të panevojshëm në Shqipëri. A vjen nga paaftësia e politikanëve shqiptarë për të kuptuar interesin e shqiptarëve? A vjen nga interesa të tjera të jashtme? Unë nuk mund ta them dot. Unë e kam si ndjesi, por në fund përgjegjësia është e të gjithëve ne, jo vetëm e udhëheqësisë së PD-së, që duhet t’i kishte dhënë një zgjidhje kësaj situate. Ky është një proces i paparashikueshëm, që do t’i krijojë dëme afatgjata vendit“./javanews.al/c.a

Next Post

Nishani jep detaje për dy takimet e para Rama-Basha: Po punojmë për një takim tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

April 28, 2026
Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 28, 2026
Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

April 28, 2026
Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

April 28, 2026
Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

April 28, 2026
Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

April 28, 2026
Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

April 28, 2026
Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

April 28, 2026
Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

April 28, 2026
Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In