• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Jemi gati për Reformën, Byroja ka mbetur në dorë të opozitës

by A R
06/02/2016 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit dhe i Lëvizjes Soclialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaron partia e tij është e e gatshme ta votojë Byronë Kombëtare të Hetimit, kur të jenë gati PS dhe PD.

Në një intervistë në televizionin News 24, Meta theksoi rëndësinë e akordit mes palëve, për të garantuar funksionimin efikas të Byrosë së Hetimit, duke u shprehur se nuk ka rëndësi se në varësi të kujt do të jetë ky institucion.

“Ngritja e Byrosë Së Hetimit varet nga opozita. Nëse opozita pranon, jemi gati ta formalizojmë që tani. Nuk e kam në duart e mia draftin e SHBA-së. LSI favorizon çdo draft që lufton korrupsionin”, deklaroi Meta.

 Dje pasdite keni patur një takim dy orësh me koalicionin, njësia e koordinimit siç njihet ndryshe, ku ka patur tema nga më të ndryshmet, për marrëveshjen me FMN, për bujqësinë, për reformën në drejtësi, por edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit.  A patët dje një vendimmarrje për afatet se kur mund të ngrihet kjo Byro?
Tema kryesore ka qenë diskutimi lidhur me ecurinë e ekonomisë dhe të reformave, diskutimi për këtë çështje kaq të rëndësishme, ka ndodhur në një moment mjaft pozitiv, kur Standard & Poor’s ka rritur vlerësimin, për performancën e ekonomisë sonë. Eshtë një lajm shumë pozitiv, sepse rrit besueshmërinë e ekonomisë shqiptare ndaj tregjeve financiare, ndaj investitorëve të huaj.

Kur do ta shohim të ngritur Byronë e Hetimit?
Unë besoj se kjo është një çështje që më shumë varet prej opozitës se sa prej maxhorancës.

Në fakt, në seancën e së enjtes, ju i kërkuat opozitës që të depozitojë një projekt të vetin, përsa i përket Byrosë Kombëtare të hetimit, a do të merret me përparësi, nëse PD e depoziton një projekt për Byronë?
Absolutisht që çdo iniciativë do të ndiqet me përparësi, sikurse e kemi treguar edhe në të kaluarën, për iniciativat e opozitës. E rëndësishme është që ajo është bashkuar me këtë ide.

A ka LSI një qëndrim, përsa i përket Byrosë Kombëtare të Hetimit, në varësi të kujt duhet të jetë?
Kjo nuk është çështja më e rëndësishme. Për LSI është e rëndësishme të kemi një dakordësim, për atë variant që garanton funksionimin efikas të kësaj strukture.

LSI cilin draft do favorizonte?
LSI favorizon çdo zgjidhje konsensuale, që respekton parimet kushtetuese dhe njëkohësisht që garanton që kjo agjenci e konsolidon shtyllën e hetimit, sepse kjo është shumë e rëndësishme, dhe rrit efektivitetin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

A do të pranojë LSI-ja një reformë në drejtësi pa vërejtjet që i ka dërguar Komisionit të Venecias?
Për LSI, fryma e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ka qenë dhe mbetet tepër e rëndësishme. Ajo jep garanci për të ruajtur themelet e Kushtetutës tonë.

Pra do pranoni atë çfarë do vendosë Komisioni i Venecias?
Ne kemi thënë me kohë, që për ne gjykatësi suprem i standardit të kësaj reforme është Komisioni i Venecias.

Balkanweb

Next Post

“Martesa”, përfundojnë xhirimet e filmit kosovar të financuar nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Spahiu: Ju kujtohet cilat media mashtronin në janar që SHBA dhe Trump po mbyllin SPAK?

December 12, 2025
Shfaqet me fasho në duar presidenti Donald Trump, zbulohet arsyeja

Shfaqet me fasho në duar presidenti Donald Trump, zbulohet arsyeja

December 12, 2025
Firmoset dorëheqja e Endrit Shabanit nga Këshilli Bashkiak, shkak kandidatura për postin e Avokatit të Popullit

Zgjedhja e Shabanit si Avokat Populli, ‘shpërthen’ demokrati i famshëm: Na shkatërruat, jazëk! Turpi ju mbuloftë…

December 12, 2025
Publikohen detajet/ Nga trafiku i drogës në BE tek pengmarrja në Vlorë, si u zbulua vendi ku mbahej peng shqiptari nga Kosova (VIDEO)

Publikohen detajet/ Nga trafiku i drogës në BE tek pengmarrja në Vlorë, si u zbulua vendi ku mbahej peng shqiptari nga Kosova (VIDEO)

December 12, 2025
Altin Dumani: Kemi vënë para përgjegjësisë edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar ishte i përfshirë në organizatë kriminale

Altin Dumani: Kemi vënë para përgjegjësisë edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar ishte i përfshirë në organizatë kriminale

December 12, 2025
“Berisha duhej të jepte dorëheqjen!”, Açka: Nëse s’ka reflektim, PD do kthehet në parti familjare

“Dikush duhet t’i thotë Berishës se duhet të iki se është ose i paaftë ose..”/ Açka: Liderit të PD t’i vijë turp që nuk mbush dot sheshin

December 12, 2025
Detajet e ngjarjes/ Dy vëllezër mes të plagosurve nga sherri me thika pranë gjimnazit në Shkodër! Ja si nisi konflikti

Detajet e ngjarjes/ Dy vëllezër mes të plagosurve nga sherri me thika pranë gjimnazit në Shkodër! Ja si nisi konflikti

December 12, 2025
Gjyqtarët e prokurorët trajtohen nga SHBA-të si Bin Ladeni: Kemi hetuar terroristë e bosë droge, sot…

Gjyqtarët e prokurorët trajtohen nga SHBA-të si Bin Ladeni: Kemi hetuar terroristë e bosë droge, sot…

December 12, 2025
VIDEO- Sherr me thika pranë gjimnazit në Shkodër, tre të rinj të plagosur

VIDEO- Sherr me thika pranë gjimnazit në Shkodër, tre të rinj të plagosur

December 12, 2025
Nga fabrikat te shkollat, shëndetësia e transportet, sot greva e përgjithshme në Itali, sindikatat kundër projektbuxhetit të qeverisë

Nga fabrikat te shkollat, shëndetësia e transportet, sot greva e përgjithshme në Itali, sindikatat kundër projektbuxhetit të qeverisë

December 12, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In