• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dikush duhet t’i thotë Berishës se duhet të iki se është ose i paaftë ose..”/ Açka: Liderit të PD t’i vijë turp që nuk mbush dot sheshin

by Os De
12/12/2025 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetja demokrate Flutura Açka, kërkon ndryshim dhe lidership të ri për Partinë Demokratike. 

Duke folur për “MCN”, ajo deklaroi se PD është e mbyllur dhe izoluar, dhe ndau bindjen se Ervin Salianji mund t’i bashkojë demokratët.  

Sipas saj, lidershipit të Partisë Demokratike duhet t’i vijë turp që nuk mbush sheshin dhe shtoi se kjo gjë tregon ose paaftësi, ose bashkëpunim me Edi Ramën. 

“Forca jonë politike pas 35 vitesh është në një bunker, e mbyllur, e izoluar nga ndërkombëtarë, është e paaftë të ftojë demokratët dhe duket sikur ka një konflikt me shqiptarët se të shohësh në 8 dhjetor në zemër të Tiranës, një parti që ka ndryshuar Shqipërinë, ta shohësh me “200 petrita” aty, do të thotë që diçka nuk shkon.  

Ka ardhur koha të jenë të sinqertë më në fund me demokratët dhe të largohen. 

Salianji është ndër djemtë e paktë, që pati një lloj që edhe në agresionin më të madh që pati ajo parti, Salianji e mbajti eshtrën njerëzore, gjë që më ka bërë vërtetë përshtypje. Një njeri i cili edhe në kulmin e politizimit të gjërave, e gjeti mirësinë të mbajë njerëzoren, do të thotë që në thelbin e Salianjit qëndron një njeri që është i gatshëm të jetë i hapur. Që ka mundësi të pranojë që partia nuk është vetja.  

Është shumë thelbësor, po ta krahasoj me një grup agresorësh dhe fashistësh në atë parti prej të cilëve e kam pësuar dhje vetë. Salianji po, është një njeri që mund t’i bashkojë demokratët. Jam duke e ndjekur me kujdes Salianjin se kur do vij me ide politike, me projekte politike.  

Se siç doli mbrëmë pas 35 vitesh, tregon që PD është në një pellgaçe dhe nuk po dalim dot nga balta mbytëse. Dikush duhet t’ia thotë Sali Berishës që duhet të lëvizë. Mund ta marrë Salianji, një djalë tjetër apo demokratët, por ne duhet të ndryshojmë PD.  

Ne po tradhtojmë shqiptarët, duke mos ndryshuar PD-në. Berisha rreth vetes ka vetëm rreshterë. Lidershipit të PD duhet t’i vijë turp që nuk mbush sheshin përballë skandaleve. Kjo tregon se ose është i paaftë dhe duhet të lëvizë, ose ka bashkëpunim me Edi Ramën për të mos mbushur sheshin”, tha ajo. 

 

 

Next Post
Altin Dumani: Kemi vënë para përgjegjësisë edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar ishte i përfshirë në organizatë kriminale

Altin Dumani: Kemi vënë para përgjegjësisë edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar ishte i përfshirë në organizatë kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

November 7, 2026
Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

November 7, 2026
Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

November 7, 2026
SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

November 7, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

November 7, 2026
Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

November 7, 2026
Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

November 7, 2026
Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

November 7, 2026
Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In