• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Meta inaguron fabrikën e konfeksioneve në Cërrik: Beteja jonë, të hapim vende pune

by Java News
28/06/2016 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit Meta mori pjesë në inaugurimin e fabrikës së prodhimit të konfeksioneve “Citytex” në Cërrik. Kryetari i Kuvendit u shpreh se edhe për të ardhmen sfida mbetet kualifikimi dhe hapja e vendeve të reja të punës në mënyrë që çdo familje të ketë mundësi që të ecë e sigurt për të ardhmen.  IMG_0945

“Unë gjithmonë mbështes arritjet qofshin ato dhe modeste, por të prekshme dhe të arritshme të cilat ndihmojnë qoftë edhe një familje të vetme që të përballojë me punë dhe me dinjitet koston e vështirë të jetesës dhe të dalë nga varfëria sepse nuk jam partizan i sukseseve imagjinare të cilat nuk janë aq të thjeshta për t’u prekur dhe për t’u realizuar… Përshëndes Kryetarin e Bashkisë së Cërrikut për punën dhe angazhimin e tij, për shpirtin praktik dhe sipërmarrës. E di që ai po bashkëpunon dhe në fusha të tjera për të nxitur krijimin e aktiviteteve që hapin vende të reja të punës. Kjo është beteja jonë kryesore. Të hapim qoftë edhe një vend të ri pune për një grua, për një të ri, për një të re, t’i kualifikojnë në mënyrë që vërtet çdo familje e Cërrikut dhe çdo familje shqiptare të ketë mundësi që të ecë me siguri për të ardhmen”, – tha z. Meta.IMG_0899

Gjithashtu, z. Meta shprehu angazhimin për një mbështetje edhe më të madhe nga ana e institucioneve shtetërore për rritjen e iniciativave të tilla.  IMG_0860

“E dimë që kjo nuk është puna më e mirë, por padyshim që është një mundësi shumë më e mirë për të hedhur një hap përpara dhe padyshim që do të punojmë për të krijuar edhe mundësi të tjera. Por njëkohësisht kjo do të shkojë edhe paralelisht me përpjekjet tona për t’i kualifikuar, për t’i trajnuar të gjithë ata të cilët duan të punojnë dhe duan të jetojnë me djersën e ballit dhe me dinjitet për të përballuar jetën e tyre dhe mirë edukimin e fëmijëve të tyre. Mbështetja jonë do të jetë edhe më e madhe dhe më konkrete dhe urojë që të gjithë kryetarët e pushtetit vendor, pas reformës administrative territoriale, punësimin ta kenë një prioritet të tyre dhe të krijojnë mundësi dhe hapësira sa më të mira për sipërmarrësit që të marrin jetë iniciativa të tilla”, – theksoi z. Meta.IMG_0941

Aktualisht ky biznes fason ka të punësuara rreth 100 vajza dhe gra të punësuara dhe brenda këtij viti ky numër pritet të shkojë në 200 të punësuar. Të gjitha prodhimet e fabrikës “Citytex” eksportohen jashtë vendit./java/a.k

IMG_0931

Next Post

Arjan Vasjari/ LULEXIT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In