• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta i thotë burgut hapu, po shkoi Kuvend më 15 mars në”, Mustafa Nano: Ja pse SHBA reagoi kundër tij

by Java News
06/03/2020 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qëndrimin e ambasadores Yuri Kim lidhur me përdorimin e flamurit amerikan në protestën e thirrur nga presidenti Meta tri ditë më parë, analisti Mustafa Nano e lexon si mungesë të qartë mbështetjeje nga ana e SHBA-ve.

Në një bisedë në studion e lajmeve në TemA TV, Nano tha se fakti që Ambasada amerikane reagon për herë të parë, pavarësisht se flamuri amerikan është shpalosur edhe më parë në protesta, flet shumë.

Për Nanon, ky reagim duhet t’i shërbejë opozitës për të reflektuar mbi mungesën e përkrahjes nga faktori ndërkombëtar.

“Më befasoi, sepse valëvitja e flamurit amerikan ka qenë rutinë në protesta. Nuk ka pasur asnjë reagim. Fakti që ka reagim është domethënës, përcjell një sinjal dhe i thotë Ilir Metës dhe atyre që e mbështesin, kjo është beteja juaj, po ne nuk na keni me vete. Këtë pyetje duhet të bëjë opozita: Pse faktori ndërkombëtar nuk po na mbështet?”, tha ai.

Nano e përjashton mundësinë e ekzistencës së marrëveshjeve të nëndheshme politike, ndërsa shton se insinuatat e Metës për shpërndarjen e Parlamentit janë thjesht retorikë, pasi presidenti nuk ka kompetencat për të marrë një vendim të tillë.

“Unë nuk e di, në politikën shqiptare çfarë nuk ndodh. Nuk besoj se janë në proces negociata që ne nuk i shohim. Negociata mes Ramës dhe Metës, një spekulim që nuk qëndron.

Premtimi solemn i Metës për të bërë diçka të paimagjinueshme më 15 mars është një vepër penale. Pra, që unë do të hyj me popullin në Parlament.

Nuk besoj se do ta bëjë sepse rrezikon shumë për vete. Nuk ka për të bërë as tjetrën: pra shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Nuk është kompetencë e tij. Kjo do të ishte një shkelje e rëndë e Kushtetutës”, tha ai.

Analisti Nano është skeptik për efektet e aminstisë së kapitalit. Kjo sepse, sipas tij, asnjëherë amnistitë në Shqipëri nuk kanë prodhuar rezultatet e pritshme.

“Politika shqiptare e ka djegur shansin për një amnisti fiskale me benefitet e duhura. Ka pasur një numër rastesh. Janë tentuar disa amnisti fiskale dhe nuk janë finalizuar.

Nuk ka për t’u finalizuar, me çfarë Rama dhe maxhoranca mendon se duhet të finalizohej. Kjo nuk ka më besim. Edhe ata që kanë para të fshehura, nuk kanë besim t’i deklarojnë.

Bizneset në aktivitet kanë mundësinë e pastrimit të parave. Synimi janë paratë e fshehura nëpër banka jashtë.

Amnistia fiskale është një nismë e ndërmarrë nga kryeministri Rama kanë frikë që nesër opozita mund t’u kërkojë ku i kanë gjetur paratë që i kanë deklaruar në një moment të caktuar”, tha ai .

Ndërsa sa u takon nismave si dekriminalizimi apo paketa anti-KÇK, Nano tha se ata që mund të jenë në të vërtetë subjekt i saj nuk preken kurrë.

“Kriminalizimi i Parlamentit dhe strukturave lokale ka qenë i dënueshëm. Unë shoh problem klasën politike si të tërë që sillet si strukturë kriminale vetë.

Ka politikanë që kanë pasuri përrallore sot, kjo sepse kanë abuzuar me pushtetin. Këta u dashka të bëjmë sikur s’i shohim?

Më duket pak lojë e pandershme që me kriminalizimin synohet të kryqëzohen njerëz që nuk kanë asnjë peshë në këtë vend”, tha ai.

Next Post
‘Ethet’ e koronavirusit/ Vajza që vinte nga Milano, punonjësi i aeroportit dhe një shqiptar nga Bergamo, rezultuan negativ

Sapo ishin kthyer nga Italia, çifti i bashkëshortëve nga Dibra e Madhe rezulton me koronavirus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In