Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është duke zhvilluar një takim në selinë e PD-së, me ish kryeministrin Sali Berisha.
Takimi mes tyre vjen pak ditë pas nisjes zyrtare të fushatës elektorale që u mbajt në “Air Albania”.
Prej ditësh ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë duke zhvilluar fushatë së bashku nëpër bashkitë e vendit.
Ditën e djeshme Meta e Berisha ishin në Gramsh ku prezantuan kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit.
/s.f