• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta-Gozi bisedojnë për ecurinë e prioriteteve të integrimit e “Drejtësinë”

by A R
07/03/2016 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti Nën-Sekretarin e Shtetit pranë Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane për Çështjet Evropiane, Sandro Gozi me të cilin biseduan për ecurinë e prioriteteve të procesit të integrimit evropian dhe për bashkëpunimin dypalësh.

Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Italisë duke vënë në dukje se Shqipëria mbështetet tek përkrahja italiane në gjirin e Bashkimit Evropian.

Në këtë kuadër, Meta u shpreh se fokusi i aktivitetit parlamentar mbetet në përmbylljen sa më shpejt e me sukses të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, që i hapin rrugë reformimit të sistemit të drejtësisë.

Në këtë kontekst u vlerësua opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias si dhe kontributi i misioneve EURALIUS dhe OPDAT përgjatë këtij procesi.

Nën-Sekretari i Shtetit pranë Qeverisë Italiane për Çështjet Evropiane Sandro Gozi vlerësoi progresin e bërë prej Shqipërisë në avancimin me reformat e nevojshme madhore, të cilat kontribuojnë në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Në këtë kuadër, Gozi theksoi se duke marrë në konsideratë miqësinë historike që ekziston mes dy popujve dhe nevojën për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, Italia mund të bëjë shumë për Shqipërinë dhe Shqipëria mund të bëjë gjithashtu shumë për Italinë.

Në përfundim, Meta dhe Gozi biseduan mbi zhvillimet në rajon duke u ndalur specifikisht tek situata e krizës së refugjatëve, ku u nda bindja e përbashkët se kjo krizë e paprecedentë kërkon një përqasje të unifikuar dhe solidare evropiane.

Next Post

Parkingu te “Tajvani”, PD bën kallëzim penal për Veliajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

March 12, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Rritja e çmimit të naftës, Trump: SHBA-të përfitojnë shumë para nga kjo krizë

March 12, 2026
Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

March 12, 2026
Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

March 12, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

March 12, 2026
I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In