• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parkingu te “Tajvani”, PD bën kallëzim penal për Veliajn

by Java News
07/03/2016 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për lejen e parkimit nëntokësor te Parku Rinia.

Veliaj akuzohet nga PD për “Shpërdorim detyre” “Mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”,“Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, të gjitha këto në lidhje me dhënien me koncesion të parkingut tek parku Rinia, mikut dhe klientit Besnik Sula.

Kryetarja e Departamentit Anti-korrupsion në PD, Lealba Pelinku dhe kreu i grupit të këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës, evidentuan për mediat shkeljet me këtë praktikë dhe kërkuan që prokuroria të hetojë me shpejtësi.

“Kjo procedurë e filluar në vitin 2008 nga eprori i tij me qëllime të pastra klienteliste dhe korruptive, vazhdoi pas 7 vjetësh dhe u përmbyll brenda disa ditëve në shkelje të plotë të ligjit nga z. Veliaj”, tha Pelinku.

Ndërsa Leonard Olli, u shpreh se Veliaj e ka kthyer paligjshmërinë në normë duke shtuar se, Velaj në mënyrë permanente refuzon të përgjigjet për këtë çështje para këshilltarëve.

“Prej më shumë se 2 muajsh shmang mbledhjen e KB, kur ju e dini shumë që është detyrim ligjor që të paktën Këshilli Bashkiak thirret një herë në muaj. Velaj për fat të keq është i kapur nga aferat korruptive sikundër është afera më e madhe e ndërhyrjes në paligjshmëri të plotë tek Liqeni Artificial, tek dhënia me koncesion e Parkingut”, tha Olli.

Panorama

Next Post

"Nën mëshirën e një njeriu me një temperament të keq"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com