• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta flet për marrëdhëniet me Berishën, Ramën, Veliajn. Qëndrim i dyshimtë në raport me kandidatët e 14 Majit: PL të votojë më të mirin

by Java News
19/12/2022 21:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me raportin me ish kryeministrin Sali Berisha. Meta tha se Berisha gëzon respektin e tij si lider i zgjedhur nga anëtarët e Partisë Demokratike.

Në një intervistë në RTSH Meta theksoi se di të harmonizojë marrëdhëniet me të gjitha aktorët politikë në të mirë të vendit.

“Zoti Berisha është i zgjedhur nga PD përmes një procesi shumë transparent që e kanë parë të gjithë qytetarët shqiptarët. Ai gëzon respektin tim si lideri i zgjedhur nga anëtarët e PD. Zoti Berisha dhe PD kanë një qendrim shumë të qartë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe ne kemi punuar me të për liberalizimin e vizave, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, për përmbushjen e detyrimeve që vijnë si vend anëtar i NATO-s dhe të mos harrojmë që zoti Berisha ka një kontribut dhe rol të veçantë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Tani për raportin e zotit Berisha me SHBA. Unë kam qenë në koalicion me zotin Berisha në periudhën 2009-2013. Dhe për një çështje që kishte të bënte me sigurinë kombëtare, një ligj që cënonte një detyrim ndaj NATO-s, në rast se ligji nuk kthehej, pra të mos miratohej, që të jepja dorëheqjen dhe të dilnim nga koalicioni me PD, se nuk donim të cënonim marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe NATO-s. Bëhej fjalë për ligjin për SHISH. Ai dhe PD u treguan mirëkuptues, pasi kuptuan se pavarësisht se mund të kishin një të drejtë në çështjen në fjalë, interesi për marrëdhënien me NATO-n ishte më lart. Pra, unë di të harmonizoj, të bashkëjetoj me të gjithë aktorët, në intresin më të mirë të vendit. Ajo që më intreson është interesi afatgjatë i vendit”, deklaroi Meta.

Ai u pyet nëse ruan kontakte me kundërshtarët e tij politikë. “Nuk kam interes të kontaktoj as me zotin Rama. Nuk kam asnjë problem që t’i kërkoj deputetëve të Partisë së Lirisë të votojnë atë që i shërben vendit. Nuk kam asnjë kontakt me Edi Ramën dhe as me Erion Veliaj. Nuk kam asnjë interes personal në bashkinë e Tiranës”, u shpreh Meta.

Kreu i PL komentoi edhe garën për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 Majit, në Tiranë dhe në të gjitha bashkitë e vendit. “Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë preferencë për të përzgjedhurit e Partisë Demokratike, si në Tiranë, si në të gjithë vendin. Edhe kandidatët që kanë preferuar nga PL për të qenë kryetar bashkie u kemi thënë të futen edhe ata në primare. Sai takon Tiranës, Këlliçi ka mbështetjen tonë të plotë.

Mbështetjen tonë të plotë e kanë të gjithë kandidatët e opozitës nga Troproja në Tiranë. Opozita është e padiskutueshme fituese jo vetëm në Tiranë por në shumicën dërrmuese të bashkive të Shqipërisë. 4 vjet është më shumë se tepër për qytetarët dhe gjendjen ku ndodhen sot ata, Bashkia e Tiranës ka një buxhet rreth 300 mln euro. Asnjë qytetar nuk e di emrin e kryetarit të këshillit bashkiak të Tiranës. Nuk besoj se kanë parë  ndonjë mbledhje të këshillit bashkiak ku merren vendime. Marrëveshja që ne kemi me PD sa i takon referendumit dhe shndërrimit të këshillave bashkiakë në vend. Kjo është një garë shumë e qartë dhe me diferencë të ndjeshme. Përpjekjet për të krijuar pasigurira krijojnë panikun e një maxhorance që e tillë është vetëm në numra”, u shpreh Meta./m.j

Next Post
Starton Fest’61/ Arbana Osmani homazh artistëve. Nga Alma Bektashi te Elton Deda, 5 emrat që do vendosin për fituesin e Festivalit të Këngës

Starton Fest'61/ Arbana Osmani homazh artistëve. Nga Alma Bektashi te Elton Deda, 5 emrat që do vendosin për fituesin e Festivalit të Këngës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Athinë! Tre të mitur përplasen me një pemë, një 15-vjeçar humb jetën, në makinë edhe një shqiptar

Aksident i rëndë në Athinë! Tre të mitur përplasen me një pemë, një 15-vjeçar humb jetën, në makinë edhe një shqiptar

February 13, 2026
Konferenca e Sigurisë në Mynih, Balla takon Presidenten e Bullgarisë: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Balla takon Presidenten e Bullgarisë: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

February 13, 2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

February 13, 2026
Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

February 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dash Sula dhe shumica e heshtur antiberishë në elektoratin shqiptar

February 13, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

“Lini mënjanë ndasitë”, Celibashi thirrje partive politike: Avanconi me “Zgjedhoren”

February 13, 2026
Hungaria në udhëkryq, skandalet e njëpasnjëshme që po lëkundin “kështjellën” e Viktor Orbanit

Hungaria në udhëkryq, skandalet e njëpasnjëshme që po lëkundin “kështjellën” e Viktor Orbanit

February 13, 2026
Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

February 13, 2026
Trump apo Biden? Shqipëria ka pasur marrëdhënie më të ngushta ekonomike me…

Sondazhet: Rënie e mbështetjes për Trump, amerikanët “mallëngjehen” për Biden

February 13, 2026
Incident në Hagë, Specialja ‘zhvesh’ Krasniqin! PDK: Baca shqiponjën e ka në zemër, po ku është Qeveria Kurti?!

Gjyqi për ish-krerët e UÇK | Manipulim me dëshmitë? Mbrojtja e Jakup Krasniqit ‘shpërthen’ ndaj Prokurorisë

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In