• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta flet për krizën politike dhe sulmon Euralius: Kjo nuk është drejtësi europiane

by Java News
22/05/2019 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Duhet t’i bëjmë të qartë kujtdo që Kushtetutën nuk mund ta shkelë, askush, asnjë ambasador, diplomat, asnjë”.

Kështu ka deklaruar prerë Presidenti i vendit, Ilir Meta, duke e quajtur alarmant faktin që vendi sot është pa Gjykatë Kushtetuese dhe ka leshuar kritika te forta ne drejtim te zbatimit te Reformes ne Drejtesi.

Meta deklaroi se kemi një krizë serioze në vend që nuk mund t’i shmangemi, jemi vend i NATO dhe kemi detyrim të garantojnë stabilitet e siguri të brendshme por edhe si vend që do të celë negociatat me BE.

Kreu i shtetit deklaroi gjatë fjalës së tij se në 2008 mos harrojmë për dy ditë një kushtetutë e bërë me aq sakrificë, ia hoqëm, kontrollin, balancën e llogaridhënien, e kaluam nga një sistem parlament në një sistem të mbyllur partiak, kjo është pse sot kemi situatë, që Kuvendi nuk është thjesht funksional se dy partitë e opozitës të mënyrë të papranueshme lanë mandatet, por ka qenë jofunksional edhe kur kanë qenë ata, që të jemi të qartë edhe fare të hapur.

“Është folur për sukses të reformës në drejtësi. Unë i jam shmangur çështjes publikisht, për suksesin e reformës në drejtësi, bëhen 3 vite nga miratimi i saj. Dhe nuk them a është sukses a dështim, por nëse do ishte një sukses Shqipëria asnjë minutë nuk do ishte pa Gjykatë Kushtetuese. Nuk jam i qetë pa e nxjerrë këtë merak me ju, dy herë janë hedhur shortet e KLD në 2016 dhe 2017, që është institucioni kryesor. Kam bërë përpjekje të mëdha që gjithcka të bëhet sipas Kushtetutës. Herën e dytë si President, një papërgjegjshmëri totale dhe nga ndërkombëtarët. Kam folur hapur, më takon të hedh shortin, por e dimë se cfarë ka ndodhur dhe hajde të ftojmë institucionet jashtë kamerave për të unifikuar qëndrimin e përbashkët, që të mos kemi debate dhe kontestime. Dhe EURALIUS i con përgjigje Presidentit se nuk vijmë dot në takim se jemi mision teknik, që do të thotë se ke marrë porosi politike. Je mision dhe të fton Presidenti për Kushtetutën e një vendi, po ky Eurlaius si e jep një vërtetim një kryetari të komisionit të ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë. Kjo nuk është drejtësi europiane.  Historitë e peshqve i keni dëgjuar dhe dëgjojini, reforma do të jetë e suksesshme kur në vend të ketë më shumë investime gjermane, britanike, amerikane, nga vendet më të zhvilluara bizneset e të cilave kanë si kriter kryesor sistemin e drejtësisë dhe të gjykatave“, deklaroi Meta.

G.kosovari

Next Post
Ish-presidenti Moisiu: I padrejtë veprimi i opozitës për mandatet. Meta të zgjidh krizën

Moisiu: E drejtë të mburremi me LANÇ, vendi në krizë artificiale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, identikohen 69 viktimat: 54 spanjollë dhe 15 të huaj

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, identikohen 69 viktimat: 54 spanjollë dhe 15 të huaj

November 3, 2026
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

Demokratët në SHBA shpresa të mëdha për fitore, por a kanë të drejtë sondazhet e bëra?!

November 3, 2026
“Dhuna në protestë jo nga populli, por nga një grup i vogël”- Rama debaton me gazetaren: Po më provokoni? Unë do e lë këtë punë ditën kur…

“Dhuna në protestë jo nga populli, por nga një grup i vogël”- Rama debaton me gazetaren: Po më provokoni? Unë do e lë këtë punë ditën kur…

November 3, 2026
Kryeministri kroat: Zgjedhjet franceze mund të pengojnë zgjerimin e BE-së

Kryeministri kroat: Zgjedhjet franceze mund të pengojnë zgjerimin e BE-së

November 3, 2026
“Britanikët të kthehen në shtëpi, por duhet të presin se janë pas nesh”- Rama batuta nga Brukseli: I inkurajoj të luftojnë krimin e organizuar!

“Britanikët të kthehen në shtëpi, por duhet të presin se janë pas nesh”- Rama batuta nga Brukseli: I inkurajoj të luftojnë krimin e organizuar!

November 3, 2026
“Kemi shtim të buxhetit për arsimin”- Kumbaro: Rriten bursat për studentët në nevojë, mbështetja shtrihet edhe në Master

“Kemi shtim të buxhetit për arsimin”- Kumbaro: Rriten bursat për studentët në nevojë, mbështetja shtrihet edhe në Master

November 3, 2026
E trishtë/ Ndërron jetë në Spitalin e Traumës avokati i njohur Saimir Vishaj! Jeta dhe karriera në tre dekada e juristit

E trishtë/ Ndërron jetë në Spitalin e Traumës avokati i njohur Saimir Vishaj! Jeta dhe karriera në tre dekada e juristit

November 3, 2026
Presidentja e Maqedonisë së Veriut kundërshton kërkesat e Bullgarisë për ndryshime kushtetuese

Presidentja e Maqedonisë së Veriut kundërshton kërkesat e Bullgarisë për ndryshime kushtetuese

November 3, 2026
Hoxha takohet me Krichbaum në Berlin: Gjermania, partner kyç në udhëtimin evropian të Shqipërisë!

Hoxha takohet me Krichbaum në Berlin: Gjermania, partner kyç në udhëtimin evropian të Shqipërisë!

November 3, 2026
Flamingot mbi liqenin e Pogradecit, pamjet e rralla nga juglindja!

Flamingot mbi liqenin e Pogradecit, pamjet e rralla nga juglindja!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In