• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta “flet” me heshtje, mosshkarkimi i Bushatit dhe emërimi i të rinjve risjell krizën “Lleshaj”

by Java News
05/01/2019 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka humbur asnjë moment Presidenca. Menjëherë Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë procedurën dhe Vetem pak kohë pasi kryeministri Edi Rama i dorezoi vendimet per shkarkimin e ministrave dhe emerimet e anetareve te rinj te qeverise se tij, Meta ka firmosur dekretin e pare dhe me rradhë të tjerët. Por, ajo qe bie ne sy eshte se nuk ka dekretuar shkarkimin e Ministrit Bushatit, ndersa ka emeruar kater ministra te rinj: Braçe, Çuçi, Shalësi, Spiropali.

Burime nga Presidenca bënë të ditur se për emrin e Bushatit, kreu i shtetit ende nuk ka marrë një vendim për të shkarkuar nga detyra, pasi ka kerkuar te marre me shume kohe.

Ndërkohë që me shkarkimin e tij, Presidenti do të duhet të marrë vendim për të dekretuar, propozimin e kryeministrit Rama, emrin e Gent Cakës, i cili deri më sot mban postin e Zv.ministrit të Jashtëm. Kujtojme qe afati kushtetues qe ka ne dispozicion Meta eshte 7 dite.

Punen e ka nisur me dekretin per shkarkimin e ministres se Arsimit, Lindita Nikolles. E me pas firmosi edhe shkarkimin e ministrit te Bujeqesise, Niko Peleshit.

Ja dekretet

Presidenca njofton se “presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lindita Nikolla”.

D E K R E T PËR SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6166 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 11 prot., datë 04.01.2019,

D e k r e t o j:

Neni 1

 

Zonja Lindita Nikolla, ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11030

Tiranë, më 05.01.2019

Shkarkimi i Peleshit

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi

D E K R E T

PËR

SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6170 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 13 prot., datë 04.01.2019,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11032

Tiranë, më 05.01.2019

Shkrkimi i Kumbaros

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi

D E K R E T

PËR

SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6165 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 12 prot., datë 04.01.2019,

D e k r e t o j:

Neni1

Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, ministër i Kulturës, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11031

Tiranë, më 05.01.2019

Next Post
Turqi, Firmosen 137 urdhërarreste të tjera kundër Gylenistëve

Turqi, Firmosen 137 urdhërarreste të tjera kundër Gylenistëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

October 22, 2026
LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

October 22, 2026
Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

October 22, 2026
Ukraina kritikon liderët botërorë dhe u bën thirrje vendeve të BE për embargo ndaj naftës ruse

“SHBA-të nuk do vdesin për Evropën”, Kuleba: Duhet të mësojmë të jetojmë pa të

October 22, 2026
Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

October 22, 2026
Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

October 22, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 22 tetor 2026

October 22, 2026
Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

October 22, 2026
Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

October 22, 2026
Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In