• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta e quajti terrorist, Beqiri: Ai fshehu provat e vrasjes në Shkallnur! Agjent serbo-rus dhe…

by A R
30/12/2024 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokat i njohur, Idajet Beqiri, ka reaguar ashpër, pas akuzave të rënda të ish-presidentit Ilir Meta, i cili e quajti atë “terrorist”. Gjatë një reagimi për gazetën “SOT”, avokat Beqiri hodhi poshtë etiketimin e Metës, duke e cilësuar atë një figurë të diskredituar, analfabete dhe një mashtrues të njohur, i cili, sipas tij, është përdorur nga agjenturat serbo-ruso-greke për interesa antishqiptare.

Me një gjuhë të drejtpërdrejtë, Beqiri rikujtoi publikisht lidhjet e dyshimta të Metës me ish-Sigurimin e Shtetit dhe përfshirjen e tij në skandale korruptive, nga Floriri i Krrabës deri tek urdhrat makabër kriminalë, përfshirë vrasjet në fshatin Shkallnur të Durrësit.

Ndërkohë gjatë prononcimit për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, zoti Beqiri e sfidoi kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta të japë llogari për veprimet e tij dhe theksoi se, ndryshe nga ish-presidenti, ai kurrë nuk ka tradhtuar idealet e tij kombëtare dhe morale. “Kur të më përmendë emrin, të lajë gojën me gëlqere”, deklaroi Beqiri, duke e akuzuar Metën si një simbol të korrupsionit dhe tradhtisë.

Ja reagimi i plotë i avokat Idajet Beqirit për gazetën “SOT”

Në radhë të parë ky nuk është “reagimi” i Metës, sepse Meta është një analfabet i njohur, që di gjithsej vetëm 60 fjalë nga gjuha shqipe dhe këto 60 fjalë i futë ngado e kudo, por jo në “destinacionin” e duhur. Këto janë gazetarucët e Tedi Blushit, i cili për nga karakteri, si njeri i babëzitur dhe barktharë, kur ra në majmërinë e Metës, humbi me nam e me nishan nga të qënurit thjesht një gazetar!

Ilir Meta vetëm pse ishte bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, u keqpërdor brutalisht nga Sali Berisha dhe u futë në të gjitha llumrat agjenturore serbo-ruso-greke antishqiptare ku ishte zhytur prej kohësh Sali Berisha dhe u bënë kështu një gjarpër me dy koka.

Ilir Meta të jap llogari për vrasjen e fëmijës në Shkallnur dhe për urdhrin makabër kriminal që u dha bodigardëve të tij: “pastroni vendin nga gjaku dhe hidheni tutje “qenin”! Të jap llogari për qindra afera të rënda korruptive nga Profarma, Fufarma, Banka Kombëtare, Telekom, Mjetet Mësimore, e dhjetra e dhjetra të tjera. Të jap llogari për shitjen e pasaportave diplomatike kriminelëve, për shitjen e shtetësisë shqiptare dhe dekoratave bashkë me Tedi Blushin, për 51 guroret e Shqipërisë që shfrytëzon barbarisht, deri me 8 shqiptarë të vrarë, për vrasjet që ka porositur, për vjedhjen skandaloze të Floririt të Krrabës, gjaku i popullit shqiptar etj etj.

Kur të zërë emrin e Idajet Beqirit me gojë ky misionar antishqiptar i shitur me gjithë familje, të laj gojën mirë me gëlqere, sepse Idajet Beqiri ka kontribuar me gjithë qenien e tij, si kryetar I Partisë së Unitetit Kombëtar, si udhëheqës politik i Armatës Kombëtare Shqiptare, për çlirimin dhe bashkimin e kombit shqiptar. Kusarët, non-gratat, vrasësit e shqiptarëve, bashkëpunëtorët e zellshëm të serbo-ruso-greke kanë qenë dhe mbeten në grykën e penës, të mendjes dhe të luftës së Idajet Beqirit.

Dëshmia e penalitetit dhe të gjitha dosjet e djeshme dhe të sotme të Idajet Beqirit kanë qenë dhe janë të bardha, sepse kurrë nuk i kam përdhosur idealet e mija të shenjta kombëtare, morale dhe në interesin e shqiptarëve, ndryshe nga kryekusarët dhe vrasësit e Shqipërisë dhe të shqiptarëve Sali Berisha dhe Ilir Meta”, deklaroi avokat i njohur, Idajet Beqiri për gazetën “SOT”.

Next Post
“Paga mesatare 1000 euro për administratën shtetërore”, Rama: Tejkaluam objektivat

“Paga mesatare 1000 euro për administratën shtetërore”, Rama: Tejkaluam objektivat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Miti i rremë i protestës paqësore më të dhunshme në histori

July 30, 2026
Bordi i Paqes/ Ndërmarren hapat e parë për dislokimin e personelit ushtarak shqiptar në Gaza

Bordi i Paqes/ Ndërmarren hapat e parë për dislokimin e personelit ushtarak shqiptar në Gaza

July 30, 2026
Gjoba sipas rrezikut dhe heqje licencash, si do të ndëshkohen shkelësit në transportin e mallrave të rrezikshme

Gjoba sipas rrezikut dhe heqje licencash, si do të ndëshkohen shkelësit në transportin e mallrave të rrezikshme

July 30, 2026
“Do reagojmë me apo pa NATO-n”, Polonia kërcënon Rusinë pas hedhjes së raketës lundruese

“Do reagojmë me apo pa NATO-n”, Polonia kërcënon Rusinë pas hedhjes së raketës lundruese

July 30, 2026
“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

July 30, 2026
Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

July 30, 2026
Mbi 43 gradë Celsius/ Vala e të nxehtit godet Ballkanin nesër, eksperti grek: Këto temperatura i parashihnim në vitin 2040

Vijojnë ditët e nxehta/ Temperatura deri në 41 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e premte

July 30, 2026
Një vatër zjarri shpërthen në Mallakastër, flakët favorizohen nga era, zjarrfikësit në terren

Një vatër zjarri shpërthen në Mallakastër, flakët favorizohen nga era, zjarrfikësit në terren

July 30, 2026
Një makinë përfshihet nga flakët pranë zonës së banuar në Novoselë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Një makinë përfshihet nga flakët pranë zonës së banuar në Novoselë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

July 30, 2026
Nis Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, vendoset sot fati i Lumir Abdixhikut

Nis Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, vendoset sot fati i Lumir Abdixhikut

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com