• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Meta e hedh sërish ‘topin në fushën’ e Bushatit, lista me kërkesat e reja që ka Presidenti

by Java News
01/03/2018 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet kërkesa e mbërritur mbremjen e së martës në Ministrinë e Jashtme nga Presidenca, në të cilën i kërkohet kreut të diplomacise shqiptare, më shumë informacion lidhur me nisjen e negociatave me Greqinë për marrëveshjen e detit. Në letrën që Vizion Plus ka parë, duket se informacioni i dytë i mberritur në Presidencë, sërish nuk ka qënë shterues dhe ka pasur një sërë mangësish, ne dokumentacion por edhe në përmbajtje.

Në të renditen 7 pika, për të cilat kërkohet informacion më i detajuar, duke nisur qe nga titulli i marrëveshjes, i cili do duhet të ndryshohet, pasi në negociata veç Shelifit Kontinental dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike, sipas ministrisë për europën dhe punet e jashtme, do të diskutohet dhe mbi kufirin shtetëror.

Për këtë arsye, kërkohet që titulli të jetë “Marreveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikes së Greqisë për Saktësimin e Kufirit Shtetëror Detar dhe Delimitimin e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike”.
Një tjetër pikë e cila nuk ka marrë përgjigje, pavarësisht se ishte e pasqyruar dhe në kërkesën e parë të Presidentit Meta, eshtë mungesa e informacioneve lidhur me takimet e zhvilluara mes Ministrit Bushati dhe Ministrit Kotzias.

Sipas Presidencës, rezulton se Ministria e Jashtme ka percjellë informacione vetem për dy takime të zhvilluara në nivel ekspertesh, ndërsa nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me takimet e zhvilluara mes Bushatit e Kotzias në Kretë dhe në Korçë.
Po ashtu, kreu i shtetit vëren se mungon një analizë e brëndshme mbi këtë çeshtje, edhe pse vetë Ministria e Jashtme e kishte këtë proçedure ndër më kryesoret.

Ne letrën që Vizion Plus ka parë, i kërkohet Ministrisë që të hartohet një analize e brëndshme tekniko ligjore si dhe një platformë negocimi, duke përfshire studime që nisin që nga pasuritë minerare e deri tek ato arkeologjike, për këtë zone.

Mungesa e kësaj analize, thuhet në letrën e Presidencës, sjell moszbatimin e një prej detyrave të lëna nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj te 2010, që lidhet me ujërat e brendshme si dhe vijën e drejtë baze të bregdetit shqiptar.
Një tjetër pikë e rëndësishme që del në pah nga letra është fakti që pala shqiptare nuk ka asnjë harte me të cilen do të ulet në tryeze me palën greke. Vetë ministria ka konfirmuar këtë fakt, ndërsa Presidenca saktëson se në këto kushte  grupi negociator nuk është teknikisht i përgatitur për të filluar negociatat. Presidenca vëren në letër se grupi do duhet të kishte disa alternativa hartash me të cilat do te negociojë me palën greke.

Për këtë arsye, Presidenca kërkon nga Ministria që të përgatiten materialet hartografike, të cilave do duhet ti bashkangjien edhe dokumente të tjerë

  • Vija delimituese sipas Protokollit të Firences dhe hartes që e shoqëron atë.
  • Vija delimituese sipas Marrëveshjes së ndarjes së Shelfit Kontinental midis Italisë dhe Shqipërisë
  • Ujërat e Brëndshme, Ujerat Territoriale dhe Vija e Drejtë Bazë e Republikës së Shqipërisë
  • Vija delimituese sipas marrëveshjes së vitit 2009 lidhur midis Greqisë dhe Shqipërisë
  • Vija delimituese sipas Marrëveshjes së lidhur midis Greqisë dhe Italisë.

Në fund të letrës për informacion, Presidenti i Republikës kërkon nga Ministria e Jashtme ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune.

Ai duhet të ketë mandat dhe kompetenca të mirëpercaktuara nga ana e Kryeministrit, me qëllim administrimin, mbledhjen, vlerësimin e gjithë situatës teknike dhe ligjore, “analizës së brendshme” si dhe përgatitjen e nje platforme qeveritare për të hyrë në negocim me palën greke.

Gjithashtu kërkohet që  qeveria shqiptare të ndërmarrë menjeherë masat e nevojshme për plotësimin e çdo mangësie që mund të rezultoje qoftë në kuadrin e brendshem legjislativ, apo në dokumentacionin teknik.
Tashme edhe njëherë, topi është në fushën e Ministrit Bushati dhe stafit të tij për të përgatitur informacionet shtesë të kërkuara nga Presidenca.

Next Post
Tirana zgjohet sërish e mbuluar nga bora

Bora ia lë vendin shirave, sinoptikanët: Ja zonat e rrezikuara nga përmbytjet!

Comments 1

  1. Lili says:
    8 years ago

    O tradhtar i kombit qe per fatin tone tete keq ke emrin Ilir.Ti duhet te japesh vetem autorizim,ceshtjet teknike i perkasin qeverise.Mallkuar qofsh.Kujton yi sojsez se ka budallenj.Buke e Memedheut te zente o tradhtar i pabeseU degjofsh ne shekuj si gjeme e keqe e Atdheut tendPtuu.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In