• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta drejt Presidencës, Nishani drejt PD-së, Basha drejt Amsterdamit

by Flogert Muça
30/04/2017 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça*

Zhvillimet kryesore të kësaj jave që zunë faqet e para të mediave në Shqipëri ishin zgjedhja e Ilir Metës President i Republikës, mbledhja që ndërkombëtarët ju bënë partive të vogla (një ditë para datës së dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit) dhe shpallja e listave të kandidatëve për deputetë nga partitë politike të regjistruara në KQZ.

Siç shihet, Ajo që bie në sy është se në të treja këto ngjarje, Partia Demokratike nuk bën pjesë. Duke treguar kështu se ka dalë jo vetëm nga parlamenti, por edhe nga axhenda politike dalëngadalë.

Nga çadra nuk ka asnjë zhvillim të ri. Qëndrimi mbetet i njëjtë, pavarsisht se herë pas here Basha kapërcen kufirin e normales me deklaratata që bën. E megjithatë, ai është në një moment delikat, pasi nuk i ka mbetur asgjë për të cilën të flasë, pasi i ka thënë të gjitha dhe ka marrë përgjigje nga të gjithë për gjithçka. Ai ka mbetur në çadër, duke u defaktorizuar çdo ditë e më shumë.

Nga ana tjetër Ilir Meta u zgjodh Presidenti i ri i Republikës me 87 vota pro. Ai ka sot padiskutim më shumë legjitimitet se Bujar Nishani dje, i cili u zgjodh me 73 vota. Një zgjedhje kjo që për hir të së vërtetës i shërben PD-së më shumë se çdo alternativë tjetër, edhe pse kjo e fundit për shkak të politikës së ditës e anatemon e demonizon sa për sy e faqe. Ndër vete pak por e sigurt është që Basha është komod me zgjedhjen e presidentit të ri Meta, pasi, në rast se nuk do ishte sot president ai (Meta), Berisha e Basha do bënin patjetër ndonjë akt publik kundër Ramës. Sot kundër Metës ka vetëm disa fjali që ngushëllojnë mlitantët e ku fjalia më e rëndë është “Pazar”. E thënë të gjitha këto, Meta shkon pothujse si President konsensual drejt presidencës.

Mirëpo teksa Meta bëhet gati të hyjë, Nishani bën gati plaçkat për të dalë nga presidenca. Ky i fundit ka konsumuar një mandat të cilin e ka shfrytëzuar maksimalisht për të luftuar kundërshtarin e partisë së tij, Edi Ramën.

Bujar Nishani ka kthyer me dhjetra ligje të mazhorancës mbrapsht, ka bërë deklarata sikur të ishte kryetar i PD-së kundër Edi Ramës. Ka bërë edhe akte publike ku ka demostruar se po bën çmos të bindë doktorin se vlen më shumë se Basha (kujtojmë këtu rastin kur Nishani, doli të protestojë kundër ndërtimit të këndit të lodrave nga Bashkia te Liqeni).

Megjithatë, kur erdhi puna që të ndërhyjë për të zgjidhur ngërçin e krijuar nga çadra e papjekur e Bashës, “Nishani president” hezitoi. Kjo sepse, ai përpiqej të fliste si President, por mendonte si kandidat për kryetar të PD-së. Fakti që Nishani e la situatën të degradojë duke mos thirrur krerët e partive në zyrë siç Moisu kishte bërë me Berishën e Nanon, tregon se atij i interesonte mos-zgjidhja e krizës.

Nishani e njeh Kushtetutën dhe e di fort mirë se zgjedhjet nuk i shtyjnë as zhbëjnë dot partitë politike. Nisur nga kjo, ai ka goditur kundërshtarin e tij në PD, Lulzim Basha, duke mos lëvizur as gishtin për ta nxjerrë nga rruga pa krye ku ai qëndron akoma. Nuk bëri asnjë tentativë për të zgjidhur krizën, veç një deklarate të thatë, kur e kishte marrë ferra uratën e zgjidhja dukej e pamundur. Kjo lojë e Nishanit është e kuptueshme sot, teksa shohim se si Basha ka mbetur brenda në çadër ndërsa PD ka mbetur jashtë zgjedhjeve. Ky është terreni dhe momenti kur Nishani nga Presidenca niset direkt për te partia mëmë, e cila po lëngon amatorizmin por dhe frikën e një kryetari i cili kur tentoi të marrë partinë në dorë, e vrau atë. Nishani tani do luajë lojën e tij për të marrë në dorë PD-në. Mesa duket, doktorin e ka pro.

E gjithë kjo histori duket tanimë shumë e thjeshtë për t’u përkufizuar me një fjali: “Meta shkon drejt Presidencës, Nishani drejt PD-së, ndërsa Basha niset drejt Hollandës”.

*Lexo.al

Next Post
Itali, shqiptarin e gjejnë të varur në pemë

Itali, shqiptarin e gjejnë të varur në pemë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

November 4, 2026
Negociatat Prishtinë-Beograd/Dialogu “i vdekur”, nuk pritet rezultat deri vitin e ardhshëm

Nga pagesat më të lira, te celulari pa roaming! Zbardhen përfitimet që sjell strategjia e re e BE-së për Shqipërinë dhe rajonin

November 4, 2026
“Ishte si një bombë, na u trondit shtëpia”/ Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, flasin fqinjët: Dëmi është shumë i madh, ishte e frikshme dhe s’e dimë…!

“Ishte si një bombë, na u trondit shtëpia”/ Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, flasin fqinjët: Dëmi është shumë i madh, ishte e frikshme dhe s’e dimë…!

November 4, 2026
Pagesat digjitale rekord, 29 për person në vit! Guvernatori Sejko: Shqiptarët po përdorin kartat për pagesa, jo për tërheqje parash!

Pagesat digjitale rekord, 29 për person në vit! Guvernatori Sejko: Shqiptarët po përdorin kartat për pagesa, jo për tërheqje parash!

November 4, 2026
Spahiu: Do të ngrihet Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, synohet zgjerimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore

Spahiu: Do të ngrihet Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, synohet zgjerimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore

November 4, 2026
Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

DETAJET/ Zbardhet ngjarja e rëndë në Bulqizë, pista kryesore krim brenda familjes! 53-vjeçari dyshohet se u vra nga gruaja dhe djali

November 4, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

Raporti i BE me kritika: Kosova të përshpejtojë reformat, Serbia të normalizojë raportet

November 4, 2026
Ishte shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

EMRAT/ Vrasja në gjueti, Policia e Dibrës zbardh detajet nga ngjarja tragjike! Kush janë viktima dhe autori, dy shokët kishin shkuar…

November 4, 2026
Strategjia e Zgjerimit/ Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme! Të vijojnë reformat për integrimin në BE

Strategjia e Zgjerimit/ Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme! Të vijojnë reformat për integrimin në BE

November 4, 2026
Real Madrid me drejtor të ri? Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll

Real Madrid me drejtor të ri? Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In