• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta do e dekretojë Ramën si ministër të Jashtëm”

by Java News
15/01/2019 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Bamir Topi, u shpreh pak minuta me pare se nuk priten surpriza përsa i përket dekretimit të kryeministrit Edi Rama edhe si ministër i Jashtëm. Topi tha se në Shqipëri ka rënë niveli i demokracisë, dhe se gjuha e komunikimit Presidencë-qeveri ka rënë, por jo deri në nivelin që ai ka patur diskutimin me Berishën në 21 janar 2011.

“Niveli i demokracisë nuk është gjithmonë në kualitet me informacionin që ti merr. Për mua vjen duke u varfëruar sidomos pas ndryshimeve të vitit 2008. Ata që rekrutohen janë njerëz të paformuar mirë, se s’janë konformistë. Niveli i komunikimit është më i ulët. Gjuha e komunikimit në 21 janar nuk rikthehet më, është Top Level. Gjuha e komunikimit politik ka rnëë, tentohet të vulgarizohet, tentohet të ushtrohet presion përmes portaleve. Të gjithë ata që i shkojnë pas atij që ka pushtetin marrin gjestikulacionin e tij. Mund të të them 4-5 vetë që punojnë me gjestet e Kryeministrit. Bie personaliteti i atij që votohet nga populli. Kjo gjuhë komunikimi nuk të çon askund.”-tha ish-presidenti Bamir Topi.

Topi ka interpretuar edhe çështjen e pikës nr 2 të nenit 103 të Kushtetutës, ku thuhet se ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore. Topi tha se bëhet fjalë për një interpretim të pushteteve, dhe se kryeministri si Shef i Ekzekutivit mund të bëhet edhe ministër.

“Pika 2, është një kontekst i gjerë përsa i përket një lloji të ndryshëm të veprimtarive shtetërore dhe ato të pushtetit. Në rastin konkret, për mendimin tim, jo vetëm nga eksperienca shqiptare por edhe nga eksperienca botërore, por në kuptimin real të pikës 2 të nenit 103, ai është pushtet ekzekutiv. Rama mund t’a ushtrojë për një kohë punën e Ministrit të Jashtëm. Se shoh problem të madh edhe sikur të punohet me zv.ministra si në kohën e Nanos, por kjo nuk është zgjidhje. Pushteti ekzekutiv është i kryeministrit. Kjo nuk ndodh thjesht me diplomacinë por edhe me dikastere të tjera.”-tha Topi.

Ish-presidenti tha se Rama do të bëhet ministër, por se marrëdhënia e tij me Metën është totalisht e prishur.

“Nuk besoj se do ketë surpriza dhe Meta do e dekretojë Ramën ministër të Jashtëm. Marrëdhëniet mes tyre janë totalisht të prishura, pavarësisht se secili ka problemet e veta, është e pafalshme gjuha e kryeministrit ndaj presidentit.”-tha Topi./raport.tv

/a.meta

Next Post
Masakra e Reçakut, Meta: Gjaku nuk bëhet ujë!

Masakra e Reçakut, Meta: Gjaku nuk bëhet ujë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In