• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta dhe Berisha po bëjnë thirrje për armatosje! SPAK u vjen ‘hakut’

by Spartak Ngjela
25/11/2019 07:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Asgjë nuk mund t’i ndodhë më as Shqipërisë dhe as bashkimit kombëtar shqiptar, në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Presidenti serb Vuçiç po qahet kudo ku po shkon në Perëndim, por jo në Uashington: “po formohet Shqiperia e Madhe”, iu thotë Vuçiç si i vrarë shpirtërisht, se po dallon bashkimin kombëtar shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Po, ku e di sekretin e historisë së ardhshme miku i Ramës, Vuçiç! Se mos e di Rama!

l.Lufta amerikane që u bë për Kosovën: ky është edhe sekreti i kësaj politike. Po pse, hajvanët e korruptuar të politikës së lartë shqiptare do ta kuptonin këtë! Është e pakuptueshme dhe e frikshme për ta. Prandaj po rendin sa në Beograd e në Moskë, që të mundin Amerikën në Shqipëri.

Asfare, asgjë nuk mund të bëjnë. Këta janë edhe hajvanë, por edhe të shitur, dhe duan edhe shkatërrimin e Shqiperisë.

“O djem rrëmbeni armët”, bërtiti Saliu si i ndërkryer e gjithë frikë para disa muajsh. Askush nuk ia vari. Të gjithë këtë mllef e kanë nga frika e SPAK-ut që po ngrihet kundër tyre. Dhe të gjithë shqiptarët po presin SPAK-un.

Pushtetarët e korruptuar urrejnë SPAK-un, kurse shqiptarët po presin SPAK-un me padurim – domethënë se shqiptarët urrejnë pushtetarët e korruptuar.

Kurse në Kosovë, korrupsioni është më i zbuluar, se është rrëzuar me votë para një muaji. Edhe atje funksionon një Gjykatë Speciale.

Po kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama? Përgjigjia për të është shume e thjeshtë: qeveria që nuk ngjall besim në popull, duhet të largohet. Rama dhe qeveria e tij është i pabesueshëm: edhe për shqiptarët dhe për ndërkombëtarët.

Tani këta krerë politikë në Tiranë janë gjithashtu dhe krejt të pabesueshëm për politikën e bashkimit kombëtar. Prandaj duhet të shkojnë drejt penalitetit.

Bashkimi kombëtar është historia e re e Shqipërisë, kurse e vjetra korruptive po shkon drejt likuidimit: edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë.
Dhe të gjithë këtë kohë mbarësie për shqiptarët e Ballkanit Perëndimor, e ka sjellë çlirimi i Kosovës.

ll.Ky bashkim kombëtar është sot i garantuar. Por, a ka aktualisht pengesa?

Pengesat janë vetëm të korruptuarit në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup që po shpresojnë te Beogradi.
Kurse disa injorantë të paguar në Prishtinë thonë se nuk e njohin Shqipërinë, “për ne – thonë këta – ka vetëm një shtet të Kosovës, dhe jo Shqipëri”; sepse ashtu mund të shkojë Kosova sërish nën Serbinë. Janë naivë të paguar nga Beogradi. Kush e di se që kur iu ka filluar rroga!

Korrupsionin shqiptar në Tiranë dhe në Prishtinë e bashkon krimi. Në fakt, Beogradi gjithmonë i ka blerë qeveritarët e korruptuar në Tiranë dhe në Prishtinë.

Këta janë në thelbin e tyre të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë dhe ata të Kosovës, të cilët, pasi i vodhën shqiptarët, tani duan t’i shesin.

Por janë të humbur.

Ndërsa në Tiranë vijon çështja Meta. Të gjithë po habiten me mazhorancën: pse po e vonon shkarkimin e Metës!
Rama, kij kujdes! se është kohë me impuls kjo. Dhe, jo me një impuls dosido, por me impuls amerikan.

lll.Edhe çështja Meta, pjesë e këtij fenomeni është, dhe në këtë fenomen hyn edhe Berisha. Të dy po duan destabilizimin e Shqipërisë, dhe këlthasin për armë. Por Meta na doli edhe si një sovranist antiamerikan. Komedia e dytë kjo e Shqipërisë: kryengritja e dytë fshatare që kërkon “babën”.

Pse, ky Meta do ta mundë të ardhmen e Shqipërisë, e cila është e futur brenda ombrellës amerikane? Nuk kupton fakiri që e ka krejt të pamundur ta mbajë gjënë e vjedhur. Do ta dorëzojë me gjithësej, sepse pastaj, ngec historia e pritshme e Shqipërisë.

Por, jo vetëm ai, të gjithë këta të korruptuar lodhen kot, sepse nuk e kuptojnë dot që ndërkohë po i ndëshkon historia e pritshme e Shqipërisë.

Çdo të thotë “të të ndëshkojë historia e pritshme e Shqipërisë”? Në fakt ky nuk është koncept që ka dalë në Shqipëri.

Çdo komb apo çdo popull ndodhet ngaherë në një crucifix pericolos, në një udhëkryq të rrezikshëm. Ndodhur në këtë udhëkryq ky popull ose shpërbëhet, ose hyn në një rrugë të re të zhvillimit të tij. Të dyja gjasat quhen histori e pritshme.

Kjo është sot edhe historia e pritshme e Shqipërisë. Por, korrupsioni i lartë, me dëshirën për kryengritje dhe për armatosjen e popullit, ka dashur dhe po dëshiron shpërbërjen e Shqiperisë, që të garantojë gjënë e vjedhur. Turp më të madh se ky nuk mund të ketë.

I pari këtë metodë e zgjodhi Sali Berisha, kurse tani e ka marrë edhe Meta: kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë me thirrjen “heroike” të shpëtimit të saj nga krimi, kur krimi janë vetë.

Asnjë shpëtim nuk kanë këta të korruptuar, vetëm po vonojnë shqiptart drejt pasurimit dhe shtetit ligjor. Meta, për ekspertizën perëndimore, e sidomos atë amerikane, konsiderohet një i korruptuar që nuk u bë dot diktator sepse nuk pati dot në drejtim një parti të madhe. Kurse Berisha është skeduar prej 20 vjetësh se përse luan.

Atëherë, çfarë duhet bërë me ta?

Vetëm SPAK e ka zgjidhjen: për të gjithë. Dhe ai po vjen këto ditë. Kurse mazhoranca nuk duhet të sillet vërdallë as për vënien në funksionim të SPAK-ut, dhe as për shkarkimin e Ilir Metës.

Çdo vonesë, është kundër Shqipërisë

Next Post
​Biblioteka Kombëtare e Kosovës shënon 75-vjetorin e themelimit

​Biblioteka Kombëtare e Kosovës shënon 75-vjetorin e themelimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In