Presidenti Ilir Meta ka dekretuat pasditen e së mërkurës edhe katër ministra të tjerë.
Bëhet fjalë për Anila Denajn, në krye te Financave dhe Ekonomisë; Si dhe emërimin e Besa Shahinit si ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë.
Gjithshtu Belinda Balluku është dekretuar në krye të Infrastrukturës dhe Energjetikës. Ndërsa Elva Margariti është firmosur për të drejtuar Kulturën.
Ndërkohë ende nuk ka një dekret për zëvendësin e Bushatit, propozimin e Gent Cakajt.
Mbrëmjen e sotme raportohet se Metës i ka vajtur në zyrë edhe vetë kryeministri Edi Rama, por me sa duket Meta nuk është bindur ende për emrin e kryediplomatit të ri.
/a.rada