• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: BE të ofrojë “karotën” kur duhet, por edhe “shkopin” kur është e nevojshme ndaj të gjithë autokratëve në rajon

by Java News
13/01/2022 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë mesazhin se Evropa duhet të ketë qasje më seriozë për Ballkanin Perëndimor. Në ligjëratën që Kreu i Shtetit mbajti në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, i shpreh se BE duhet të reagojë ndaj të gjithë autokratëve të rajonit, të cilët rikthejnë temat e së kaluarës.

Presidenti po ashtu vlerësoi  të gjithë faktorin shqiptar, që sipas tij ka qenë një kontribuues shumë aktiv dhe shpesh vendimtar, për udhëtimin euroatlantik dhe europian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Inkurajoj të ecet në këtë drejtim, pavarësisht nga pozicionet e forcave politike në qeveri, apo në opozitë”, tha Meta.

“Vetë Europa duhet të ketë qasje më serioze për Ballkanin Perëndimor dhe duhet t’u qëndrojë premtimeve që bën. Duhet të ofrojë “karotën”  kur duhet, por edhe “shkopin” kur është e nevojshme ndaj të gjithë autokratëve në rajon të cilët rikthejnë tema të së kaluarës,  si një shantazh, për t’i lënë rehat në autokracinë e tyre”, i shpreh Presidenti Meta.

Presidenti nuk i kurseu as kritikat e tij për “Ballkanin e Hapur”, duke shprehur shqetësim në lidhje me poztën e Kosovës në këtë proces.

 “Ndërkohë ne kemi Procesin e Berlinit që është gjithëpërfshirës dhe ka dhënë rezultate konkrete, pasi shoqërohet me garancitë dhe mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, që ka ngritur mekanizma zbatues dhe monitorues.

Nuk mund të zhvendosim stadin e bashkëpunimit rajonal, nga vetë shtrati i procesit të integrimit europian, të të gjithë vendeve tona dhe rajonit.

Nuk mund ta fsheh shqetësimin tim për pozitën e Kosovës dhe tendencën e “Ballkanit të Hapur” për ta margjinalizuar atë.

Unë kurrë nuk kam besuar dhe nuk mund të besoj, që zgjidhja për çdo çështje në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, mund të jetë më pak serbë në Kosovë, apo më pak shqiptarë në Serbi.

Thelbi është që këto dy vende duan t’i bashkohen Bashkimit Europian dhe nëse duhet t’i bashkohen, duhet të ecin në rrugën e parimeve dhe vlerave europiane. Por jo të vendosin në diskutim parimet dhe vlerat, sikurse ka qenë ideja e papranueshme për ndryshimin e kufijve”, tha Presidenti Meta.

g.kosovari

Next Post
“Më i lehtë se COVID”/ Infektohet me Omicron edhe moderatorja Alketa Vejsiu

"Më i lehtë se COVID"/ Infektohet me Omicron edhe moderatorja Alketa Vejsiu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In