• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta, Bashës: Domosdoshmëri miratimi i Ligjit për Vettingun brenda muajit gusht

by Aalison Pearse Stevens
01/08/2016 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Opozitës, Lulzim Basha dhe Nënkryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, me të cilët u konsultua për mënyrën e miratimit sa më të shpejtë dhe me konsensus të Ligjit për Vettingun, njoftoi zyra për shtyp e Kreut të Kuvendit.

Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit informoi bashkëbiseduesit mbi bisedimet që ka pasur me Kryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, Ambasadorin e SHBA, Donald Lu, Ambasadoren e BE, Romana Vlahutin mbi domosdoshmërinë e miratimit të Ligjit për Vettingun brenda muajit gusht.

Në takim u dakortësua në parim nevoja për miratimin me përparësi, brenda muajit gusht të Ligjit për Vettingun, si dhe mbi kalendarin e shqyrtimit të këtij ligji sipas procedurave kushtetuese parlamentare, duke filluar nga dita e nesërme me mbledhjen zyrtare të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha deklaroi se mbështet këtë kalendar dhe se opozita do të marre pjesë aktive dhe konstruktive në Komisionin e Posaçëm, duke filluar me prezantimin e komenteve të saj për Ligjin e Vettingut në mbledhjen e ditës së nesërme.

Gjithashtu, Kryetari i Partisë Demokratike shprehu gatishmërinë për të avancuar edhe me ligjet e tjera, sapo anëtarët dhe ekspertët e opozitës të njihen me draftet më të fundit të përgatitura nga Komisioni i Posaçëm, veçanërisht Ligji për Prokurorinë Speciale dhe Ligji për Organet e Qeverisjes së Gjyqësorit.

Bashkëbiseduesit ndanë qëndrimin për nevojën e miratimit sa më të shpejtë me konsensus dhe cilësi të lartë të këtyre ligjeve, në përputhje me përcaktimet e Kushtetutës së Re dhe Opinionit Final të Komisionit të Venecias. Në këtë takim morën pjesë dhe Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit,  Albana Shtylla.

 

 

Ashtu sië pritej ka nisur takimi mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Kreu i PD shoqërohet në këtë takim nga nënkryetari i komisionit të reformës në drejtësi, Oerd Bylykbashi. Temë e diskutimit mendohet të jetë ligji i vettingut i cili do të shqyrtohet nesër në komisionin parlamentar të reformës në drejtësi. Ky takim pritet të shërbejë edhe për rakordimin e qëndrimeve për gjashtë ligjet e tjera, krahas vettingut, të cilët shoqërojnë paketën kushtetuese të reformës në drejtësi.

Meta- Basha

Ilir Meta, duket se ka ngelur e vetmja “varkë shpëtimi” politike për Lulzim Bashën. Dhe të mendosh se Basha është edhe kryetari i partisë më të madhe të opozitës, që duket se shpresat tashmë për fatin e tij politik i ka varur në qafën e Metës. Kjo tashmë është dukshëm e qartë dhe sidomos pafuqia e tij politike qoftë për të bllokuar i vetëm Reformën në Drejtësi apo për të ardhur në pushtet. Mësohet se Basha, i shoqëruar nga nënkryetari i komisionit të Reformës në Drejtësi Bylykbashi, pritet të ketë sot një takim me kryetarin e Parlamentit Meta në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Takimi mes dy palëve vjen në kohën kur 7 ligjet e nevojshme për të bërë funksionale ndryshimet kushtetuese të reformës në drejtësi janë ende në tavolinë dhe të pamiratuara. E më e rëndësisshmja, ligji për Vettingun, ose kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili do duhet miratuar brenda këtyre ditëve, pasi në të kundërt humbet një financim të rëndësishëm që është akorduar nga ana e SHBA-ve. Tashmë është e qartë se Bash aka hapësira shumë të ngushta për të penguar Reformën dhe se është në përpjekje për të instaluar një marrëveshje me Metën, pavarësisht se deri dje i thoshtë vrasës.

ma.me

 

Next Post

Reforma dhe Vettingu/ Si do të hetojnë SHBA-BE pasuritë e gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In