• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mësuesit, ja ndarjet e testimit

by A R
13/11/2015 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ndryshimit të rregullores në procedurat e emërimit të arsimtarëve, Ministria e Arsimit dhe Sportit do të zhvillojë për të dytin vit testimin e punësimit. Procesi, që tashmë është në fazën e parë, do të finalizohet në muajin dhjetor, kur në një ditë të vetme të gjithë aplikuesit që dorëzojnë dokumentacionin e rregullt, do t’i nënshtrohen provimit. Rregullorja që ka hyrë në fuqi dje, sqaron etapat, në të cilat do të kalojë procesi, si dhe formatin e testit. Gjithashtu, në të përcaktohen edhe llojet e testeve, bashkë me formatin përkatës, shkruan sot gazeta Shekulli.

Llojet e testeve

Sipas udhëzimit të ri të Ministrisë së Arsimit, do të jenë 5 lloje testesh, që do të shpërndahen për kandidatët, specifikisht sipas profilit që ata aplikojnë për punë. Kështu, për këtë vit, MAS ka vendosur që ata të jenë përkatësisht,

  1. a) Test i arsimit parashkollor;
  2. b) Test i arsimit fillor;
  3. c) Test për profilet: gjuhë shqipe dhe letërsi, gjuhë angleze, gjuhë frënge, gjuhë italiane, gjuhë gjermane, matematikë, fizikë, biologji, kimi, histori, gjeografi, teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK), shkenca shoqërore, ekonomi, edukim fizik, muzikë, art pamor, si dhe profile të tjera specifike brenda planit arsimor, sipas kërkesave nga njësitë arsimore vendore;
  4. d) Test për degët muzikë, art pamor dhe balet në kulturën profesionale në shkollat artistike;
  5. e) Test i përgjithshëm për mësuesit e kulturës profesionale në arsimin special. Por, në përmbajtje, secili prej tyre do të hartohet me dy pjesë. Pjesa e parë përmban dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve, programet lëndore përkatëse, metodologjinë e mësimdhënies dhe të të nxënit, në përgjithësi dhe të lëndës, etikën dhe komunikimin e mësuesit në institucionit arsimor, aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Ndërkohë, pjesa e dytë shpall përmbajtjen shkencore të lëndës sipas programit orientues përkatës.

Programet orientuese

Sa u përket programeve orientuese sipas të gjithë profileve, ata do të hartohen nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit, dhe do të vihen në shërbim të kandidatëve, në faqen online të IZHA-s dhe portalit të krijuar enkas për emërimet, “Mësues për Shqipërinë”.

Programet orientuese për secilin profil, do të bazohen në mësimore dhe lëndore përkatëse. Ndërkohë, formula e vlerësimit do të jetë e njëjtë, me atë të vitit të kaluar, ku vlerësimi përfundimtar i kandidatit bëhet me sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit (30 pikë) dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit (40 pikë). Me rregullat e reja të shpallura nga MAS, kandidatët që marrin nivelin maksimal të pikëve në testim, jo detyrimisht do të renditen në krye të listës, pasi ato do të kombinohen edhe me pikët e fituara nga dosja.

Kjo e fundit plotësohet gjatë karrierës, me pikët e kualifikimit, punimeve shkencore, përvojës, dëshmi të gjuhës së huaj etj. Ndërkohë, me zyrtarizimin e rregullores, bëhet e ditur se, emërimi i mësuesve, i cili kalon në 3 faza, (konkurrim me dosje, konkurrim në portalin “Mësues për Shqipërinë”, zgjedhje e vendit të punës), dhe në të do të marrin pjesë, vetëm ata kandidatë që janë kualifikuar në fazën e parë të konkurrimit nga vlerësimi me dosje.

Ndërsa, komisioni që do të ngrihet pas marrjes së rezultateve të testimit, do të hartojë listën e kandidatëve për çdo profil apo lëndë dhe rendit kandidatët sipas pikëve të grumbulluara testim. Pas përfundimit të afateve të ankimimit, komisioni do të bëjë edhe renditjen e kandidatëve, sipas pikëve totale.

Aplikimi

Për t’u regjistruar në testim, kandidati paraqet dosjen në njësinë arsimore vendore nëpërmjet shërbimit postar. Mbi bazën e vlerësimit të dosjes nga komisioni i vlerësimit, i ngritur në njësinë arsimore vendore, kandidati pajiset nga Zyra Arsimore me formularin e pranimit për të marrë pjesë në fazën e dytë të konkurrimit.

Kandidati regjistrohet online në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe plotëson çdo rubrikë të detyrueshme të portalit, me qëllim pjesëmarrjeje në testim. Qendrat e testimit ngrihen në çdo drejtori arsimore rajonale (DAR). Ndërkohë, ndryshe nga testimi profesional që po zhvillohet aktualisht, testimi i punësimit do të zhvillohet në të gjithë vendin brenda një dite dhe në të njëjtën orë.

SHEKULLI

 

Next Post

Konkurs për vaginën më të bukur (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosjet Epstein: Citatet e “Lolitës” në trupat e vajzave, emra të fuqishëm dhe mesazhe ngjethëse

Dosjet Epstein: Citatet e “Lolitës” në trupat e vajzave, emra të fuqishëm dhe mesazhe ngjethëse

December 19, 2025
10 mijë euro kompjuter për Giorgia Melonin… po kush po ia dhuron?

10 mijë euro kompjuter për Giorgia Melonin… po kush po ia dhuron?

December 19, 2025
Policia operacion kundër mjeteve prioteknike, sekuestrohen 100 kuti me fishekzjarrë në Fier, procedohen 3 pronarë dyqanesh

Arrestohen tre pronarë marketesh për tregtim fishekzjarresh. Policia: Mos përdorni lëndë piroteknike!

December 19, 2025
Tre orë protestë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Tre orë protestë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë

December 19, 2025
Drogonte, përdhunonte dhe shpërndante videot e gruas online, dënohet 61-vjeçari

Drogonte, përdhunonte dhe shpërndante videot e gruas online, dënohet 61-vjeçari

December 19, 2025
Seanca e 18 dhjetorit bën bujë në botë: Dhuna e PD komentohet nga mediat greke e deri tek Al Jazeera!

Seanca e 18 dhjetorit bën bujë në botë: Dhuna e PD komentohet nga mediat greke e deri tek Al Jazeera!

December 19, 2025
Ibrahimaj: Nga janari 2026 paga minimale arrin në 500 euro, biznesi nuk do të ketë kosto shtesë

Ibrahimaj: Nga janari rritet në 500 mijë lekë paga minimale, përfitojnë mbi 307 mijë punonjës

December 19, 2025
PS–PD dakord për shtyrjen e mbledhjes për Ballukun, SPAK: “USB-në sekrete” mund ta marrin anëtarët e ‘Mandateve’

PS–PD dakord për shtyrjen e mbledhjes për Ballukun, SPAK: “USB-në sekrete” mund ta marrin anëtarët e ‘Mandateve’

December 19, 2025
VIDEO / Peshku ‘luan’ bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës: Helmi i tij, i rrezikshëm për njerëzit

VIDEO / Peshku ‘luan’ bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës: Helmi i tij, i rrezikshëm për njerëzit

December 19, 2025
EMRI+FOTO/ Goditet banda e drogës në Greqi, mes tyre edhe një këngëtar nga Tepelena

EMRI+FOTO/ Goditet banda e drogës në Greqi, mes tyre edhe një këngëtar nga Tepelena

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In