• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Messi, ylli shqiptar në galaktikën kuqezi

by Lutfi Dervishi
19/12/2022 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Fatkeqësisht, ka ende njerëz që nuk po e besojnë dot se Lionel Messi, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjithë kohrave është me origjinë shqiptare. E vërteta është një dhe vetëm një: Ai është një tjetër yll shqiptar në galaktikën e pafundme të vlerave kuqezi nëpër botë.
Doni më shumë fakte për pikëpyetjet tuaja? Për ata që duan të shohin, dëgjojnë dhe kuptojnë, gjatë muajit të botërorit në Katar u zbuluan mjaft të dhëna që vërtetonin katërcipërisht rrënjët, degët dhe sythet e Messit. U faktua se familja e tij nga nëna ka emigruar në Argjentinën e largët nga fshatrat arbëreshë të Italisë së Jugut ku thuhet se fillimisht ka hyrë ilegalisht përmes një varke me vela bashkë me një grup tjetër emigrantësh.

Më poshtë rendisim vetëm disa prej “shenjave” që garantojnë origjinën e birit të atdheut tonë, Messit të madh, yllit shqiptar që vendosi krenarinë tonë kombëtare në piedestalin e nderit.
Ka patur një pyetje prej 20 vjetësh që besoj e mori përgjigjen se kush është lojtari më i madh i të gjithë kohërave, Mesi apo Ronaldo. E patë në botëror se si e trajtuan Ronaldon ata që i konsideronte të vetët. Traineri e poshtëroi pasi e la në stol dhe si për t’i ulur krenarinë e fuste dhe e nxirrte nga loja si të qe një lodër me kurdisje. Ai i shkretë nuk hapte gojën, por vetëm vraponte dhe mobilozonte të tijët për të fituar. Po Messi? Erdhi dhe mbeti si zotni i vërtetë, nga ato që të kujtojnë Mesët shkodranë, 70% të kohës ecte në fushë pa u shqetësuar dhe kur t’i mbushej mendja ndizej si motorr me bateri për të shpartalluar portën kundërshtare. Po le të guxonte traineri ta hiqte… Ai do t’a bënte për një lek në sy të kamerave dhe do ta shante me libër shtëpie siç i ka hije një burri me gjak shqiptari që nuk të fal, sidomos, në raste si këto.
A e patë ndeshjen dramatike Argjentinë – Holandë? E vërtetë që Argjentian fitoi, por Messi i nisi të sharat në stërvitje, i vijoi në fushën e lojës dhe i mbylli në konferencën e shtypit pas ndeshjes. A e mbani mend se çfarë i tha sulmuesit të Holandës që i ishte ofruar për të ndërruar fanelën? “Pse m’shef? Dhe ju e dini mirë se çfarë ndodh kur një shqiptar lëshon pyetjen dramatike: “Pse m’shef”? Por për fat aty ishte një gazetar që ndaloi sherrin që pa dyshim do të kishte pasoja tragjike.
A e keni vënë re se Messi pas çdo goli të shënuar ngre gishtat tregues lart në qiell? Lutet për gjyshen e tij arbëreshe e cila iku nga kjo botë me amanetin: Mos harro se kush je, mos harro prej nga vjen, mos harro mëmëdheun e pellazgëve”.
Po të keni parë dokumentarin për fëmijërinë e Messit do t’u hiqet çdo mëdyshje që Messi është me origjinë shqiptare ku gjyshja shfaqet fillimisht si burrneshë e vërtetë

Është pikërisht ajo grua fisnike që e nxiti për t’u bërë ai që është: futbollisti më i mire i të gjithë kohërave. Gjyshja e çonte Messin në shkollë, por ndryshe nga gjyshet e tjera që i jepnin nipërve të tyre bukën e mbështjellë apo librat, nënokja i jepte Messit topin e rrumbullakët dhe i thoshte: edhe bota kështu është…luaj të keqen nëneja se nuk ja ka parë njeri hajrin shkollës.
Nga burime të konfirmuara tashmë, Messi ka dashur që pas çdo goli të shënuar në botëror të bënte me dy duar simbolin e shqiponjës, por i është lutur duke qarë Infantino, presidenti i FIFA-s që është zvicerian. “Aman të lutem vetëm këtë mos e bëj se po e bëre këtë nuk kthehem dot në Zvicër nga Xhaka dhe Shaqiri”.
Ju e keni vënë re se Argjentina ishte ekipi që mori më shumë penallti, plot pesë. Dhe kush i gjuajti të gjitha penalltitë? Messi. Guxon njeri tjetër përveç shqiptarit t’i gjuaj të gjitha penalltitë?

E patë mënyrën e turpshme, jo etike, se si festoi portieri Martinez kur mori “dorashkën e artë”? Në fakt, ideja për atë veprim ishte e shqiptarit Messi, por shoku i skuadrës Martinez ju lut dhe e bindi duke i thënë: më ler ta bëj unë se qenka gallatë…..
Mbiemri Messi është i përhapur në Shqipëri, veçanërisht në qarkun e Shkodrës. Gjyshja e Messit ka treguar se Babgjyshi i saj i ka rrëfyer me ëndje se stërgjyshi ka qenë shqiptar dhe kjo sigurisht nuk është një përrallë fëmijërie siç mund të pretendojë ndonjë gjakprishur. Për nder të kësaj familje në Postribë edhe sot e kësaj dite qëndron një monument kulture i quajtur Ura e Mesit. Ura ka 10 harqe, dhe amaneti i plakës së urtë atdhetare ka qenë që në fushën e lojës Messi të mbante numrin 10.
Edhe gruaja e Messit thuhet se është me origjinë shqiptare po për të ende historianët tanë po grumbullojnë të dhëna. Sot mund të analizojmë treguesit: A e patë se si bënte ligjin në çdo ndeshje? Nuk e la të bënte fotografi me asnjë femër. I nxirrte si mburojë tre kalajmajtë dhe për siguri i hidhte edhe një shikim domethënës: Hë….?! Veç të tjerash, ashtu si çdo emigrant që i mban të lidhura rrënjët me token amë, do pranonte të martohej veç me një grua të origjinës së tij.
Messi ka lindur më 24 qershor, në të njëjtën ditë që ka lindur edhe shkrimtari i madh argjentinas Ernesto Sabato. Askush nuk e vë dot në dyshim se Sabato është me origjinë arbëreshe.
Qindra mijëra shqiptarë janë me Argjentinën për shkak të Messit dhe festuan si për djalin e tyre dhe kjo është dëshmi tjetër e thirrjes së gjakut i cili nuk bëhet ujë o lum miku. Messi ka dashur me kohë të marrë pasaportën shqiptare, por nuk ka dashur të hapë sherr mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ai ka ende mbi tryezë ftesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj i cili e ka thirrur për t’i dhënë shtetësinë dhe çelësin e qytetit ku në axhendë parashikohet edhe mbjellja e një peme në kujtim të gjyshes.

Andaj, është koha për të mbyllur sherrin që ka nisur nëse Messi është nga Mashkullora e Gjirokastrës apo nga Postriba e Shkodra. Ky detaj nuk ka rëndësi pasi ai na përket të gjithëve. Jo vetëm ne që jemi në Shqipëri. Messi bën krenar çdo bashkëkombas në rruzullin tokësor.

Nderime përjetë, rrofshin yjet, rroftë galaktika kuqezi!

Next Post
Furgoni përplas motorin / Plagoset i riu në Lezhë, dërgohet në spital

Furgoni përplas motorin / Plagoset i riu në Lezhë, dërgohet në spital

Comments 1

  1. L.Xh. says:
    3 years ago

    Përshëndetje redaksi e nderuar.
    Jam krenar dhe ndjehem i privilegjuar nga bashkepunimi me ju.
    Jeni një media, seriozisht e lirë, pa komplekse dhe tepër serioze.
    Në lidhje me botimin e shkrimit të mësipërm të Lutfi Dervishit, dje, kam derguar një koment.
    Nuk është botuar nga ju.
    Nuk pres sqarim. Është e drejta juaj. Por, lutem, në se botoni të tilla shkrime, që një jo shqiptar, si autori i këtijë shkrimi, (mbasi është gollobërdas dhe me shtetesi Bullgare, pra është dhe ndjehet zyrtarisht i huaj me ne), nuk mund të ironizojë e të tallet me popullin shqiptar. Kësajë i thonë, të hëngsha bukën e të përmbyssha kupën. Është fyerse për ne.
    Prandaj, për sa ju e botoni, atehere, me të drejtë, kërkoj që edhe ne, me komentet tona, të mbrojmë karakterin tonë si Shqiptarë.
    Besoj se është një e drejtë legjitime kombëtare.
    Me shumë respekt,për ju.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përdhunua nga 70 vjeçari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: E futëm në shtëpi! Drejtësia të bëjë punën… 

U përdhunua nga 70 vjeçari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: E futëm në shtëpi! Drejtësia të bëjë punën… 

December 30, 2025
U zgjodhën deputetë më 11 Maj/ Qeveria liron nga detyra 3 zv.ministrat, Ilva Gjuzi, Ceno Klosi dhe Romina Kuko!

Shuma e kompensimit në bazë të të ardhurave/ Qeveria miraton paketë financiare shtesë, kategoritë që përfitojnë

December 30, 2025
Përdhunoi 12-vjeçaren, ky është 70-vjeçari që u arrestua nga policia e Pogradecit (EMRI-FOTO)

Përdhunoi 12-vjeçaren, ky është 70-vjeçari që u arrestua nga policia e Pogradecit (EMRI-FOTO)

December 30, 2025
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

VENDIMI/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur (EMRAT)

December 30, 2025
“I bëre shqiptarët frikacakë”, plas debati në studio mes Qafokut dhe Lapajt: Dështuat në zgjedhje, nuk ia dolët

“I bëre shqiptarët frikacakë”, plas debati në studio mes Qafokut dhe Lapajt: Dështuat në zgjedhje, nuk ia dolët

December 30, 2025
LVV do ta “zvogëlojë ndikimin e Listës Serbe” në institucionet e reja

LVV do ta “zvogëlojë ndikimin e Listës Serbe” në institucionet e reja

December 30, 2025
CIA ka kryer sulm me dron ndaj një objekti portual në bregun e Venezuelës

CIA ka kryer sulm me dron ndaj një objekti portual në bregun e Venezuelës

December 30, 2025
VIDEO-“U gjet i djegur plotësisht”/ Detajet nga policia: Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 66-vjeçari

VIDEO-“U gjet i djegur plotësisht”/ Detajet nga policia: Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 66-vjeçari

December 30, 2025
Berisha bëhet gati për “Foltoren”, Lapaj i “liron” vendin/ Zhvendos protestën disa metra më tutje

“Vitin e Ri do e hamë këtu në shesh si Krishtlindjet”, Lapaj: Do ketë reagim popullor kundër regjimit të Ramës

December 30, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Viti i përplasjes së drejtësisë me pushtetin

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com