• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Messi ndërpret bisedimet për rinovim te Barcelona/ Pleshti “kërkon kokën” e Bartomeut

by Java News
03/07/2020 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Bombë” te Barcelona: Lionel Messi ka ndërprerë bisedimet për rinovim. El Larguero, emision i respektuar dhe i dëgjuar në transmetimin sportiv të natës në “Cadena Ser”, radio e parë në Spanjë, ka “plasur” një lajm tepër të fortë. Kapiteni katalanas ka pezulluar negociatat e rinovimit dhe vitin e ardhshëm, kur marrëveshja aktuale do të skadojë, do të largohet me parametra zero . Ose të paktën, po sipas programit, numri “10” po mendon për këtë skenar, nisur nga ajo që po ndodh në kampin “blaugrana”.

Messi: Barcelona to offer club captain lifetime contract - AS.com

Leo Messi mund të largohej falas tani, por ai duhet ta kishte informuar Barcelonan para fundit të majit, një muaj nga 30 qershori. Ishim ende në mbyllje të plotë për shkak të pandemisë dhe lëvizja e një lojtari që fiton mbi 100 milion euro në vit midis rrogës, bonuseve dhe reklamave,  nuk është aq operacion i lehtë.

Kështu që afati ka kaluar dhe në shumë pjesë të Spanjës është folur për kontakte midis familjes Messi dhe drejtuesve të Barcelonas (kryesisht Bartomeu) për të zgjatur kontratën që skadon në qershor 2021. Messi nuk e ka konfirmuar kurrë këtë.

Barcellona, Bartomeu: "Sono preoccupato per quando Messi lascerà ...

Ndërkohë, skuadra e Setien e gjen veten 4 pikë larg kreut që mbahet nga Real Madrid dhe tashmë objektivi titull nis të zbehet. Gjithashtu, në Camp Nou, marrëdhëniet janë të tensionuara me stafin teknik dhe të paktën me Bartomeu. Messi e kupton që koha kalon dhe skuadra as është e ndërtuar dhe as e drejtuar për të fituar.

Por nuk ka shumë kuptim të thuash sot që Leo nuk do të rinovojë në 2021: sepse ai do të jetë 34 vjeç dhe sepse, mbi të gjitha, kjo presidencë dhe ky bord do të zhduket.

Messi & Partners? Setien reveals whether there is any 'hierarchy ...

Bartomeu brenda një viti do të arrijë në fund të mandatit të tij dhe nuk mund të kthehet më. Me pak fjalë, shumë gjëra mund të ndodhin nga tani deri në qershor 2021.

Realiteti është ndryshe dhe kjo është arsyeja pse lajmi shkaktoi bujë: interpretohet si një provokim nga Messi në mënyrë që bordi drejtues të largohet që këtë verë me thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Cadena Ser - Messi ha stoppato il rinnovo, vuole lasciare il Barça ...

Barcelona, përmes Mundo Deportivo, besnike e klubit, ka bërë të ditur që nuk ka marrë mesazhe nga Messi, por është e qartë se ka filluar një lojë e ndërlikuar dhe potencialisht shpërthyese.

Barca po shkon keq brenda dhe jashtë fushe. Leo dëshiron të shpëtojë të paktën Ligën e Kampionëve, të cilën nuk e ka fituar që nga viti 2015. Ai është i shqetësuar dhe mendon për gushtin e vitit 2020 më shumë se qershorin 2021.

g.kosovari

Next Post
Të dënuar për orgnaizatë kriminale, pengmarrje dhe trafik droge/ OFL iu çon pusullën Endrit Dokles dhe tre durrsakëve

Të dënuar për orgnaizatë kriminale, pengmarrje dhe trafik droge/ OFL iu çon pusullën Endrit Dokles dhe tre durrsakëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com