• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mësoni se cilat janë 10 shprehjet më të veçanta të dashurisë

by Java News
01/11/2016 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur jeni të dashuruar ju qëllon të bllokoheni, duke mos arritur të shpreheni. Nuk është e lehtë të artikulohen ndjenjat. Dhe, gjëja e fundit që dëshironi është t’i nxirrni këto fjalë… Por mos u merakosni, poetët dhe shkrimtarët kanë menduar ta shprehin bukur këtë. Nuk është gjithmonë e lehtë. Kur jeni në një lidhje, fjalë si thjesht “Të dua” mund të tingëllojnë klishe dhe jo aq të përshtatshme. Kështu që, nëse keni vështirësi në shprehjen e dashurisë, mos kini frikë – mund të përdorni një nga këto shprehje të bukura kur dëshironi të jeni romantik, i thellë, i ëmbël ose edhe i thjeshtë.

Dhjetë shprehjet më të bukura të dashurisë:

1. “Të gjithë thonë se dashuria dhemb, por kjo nuk është e vërtetë. Vetmia dhemb. Refuzimi dhemb. Të humbësh dikë dhemb. Dëshira dhemb. Të gjithë i ngatërrojnë këto me dashurinë, kur në fakt dashuria është e vetmja që fshin çdo dhimbje, duke na bërë të ndihemi mrekullisht mirë. Dashuria është e vetmja gjë në këtë botë që nuk dhemb.” Mesha Selimovic

2. Për romantikët e pashërueshëm, kjo:
“Ja se si ndihem kur ti më prek: Sikur miliona universe të vogla lindin dhe vdesin në hapësirën midis gishtave të tu dhe lëkurës sime. Ndonjëherë harroj.” Iain Thomas, I Wrote This For You

3. Ja edhe pak nga Rumiu:
“Zgjodha të të dua në heshtje…
Sepse në heshtje nuk gjej asnjë pengesë,
Zgjodha të të dua në vetmi…
Sepse në vetmi askush nuk të ka veç meje,
Zgjodha të të adhuroj prej një farë largësie…
Sepse largësia më ruan nga dhimbja,
Zgjedh të të puth përmes erës…
Sepse ajo është më e lehtë se buzët e mia,
Zgjedh të të mbaj nëpër ëndrra…
Sepse atje ti je e pafundme.”

4. Kjo shprehje psikologjike, gjithashtu, mund të funksionojë:
“Dashuria e papjekur thotë: “Të dua sepse kam nevojë për ty.”
Dashuria e pjekur thotë: “Kam nevojë për ty sepse të dua.” Erich Fromm

5. Nënë Tereza në shtëpi!
“Le ta takojmë njëri-tjetrin përherë me buzëqeshje, sepse kjo buzëqeshje është fillimi i dashurisë.”

6. Dashuria është e nxehtë. Kujdes!
“Dashuria është zjarr që nuk mund të thuash nëse do të të ngrohë zemrën apo do të të djegë shtëpinë, këtë nuk e dimë.” John Crawford

7. Dashuria e thellë fillon me miqësi.
“Dashuria është miqësi që merr flakë. Është të kuptuarit pa fjalë, besim i përbashkët, të ndarit, të falurit. Është premtim, në të mirë dhe në të keq. Ajo nuk mjaftohet përveç se me përsosmërinë, duke përfshirë brenda dobësinë njerëzore.” Ann Landers

8. E vërteta e thjeshtë e dashurisë.
“Ndonjëherë shpirti sheh atë që është e padukshme për syrin.” H. Jackson Brown, Jr.

9. Martin Luther Kingu, Jr. dinte, gjithashtu, nja dy gjëra për dashurinë.
“Kam vendosur të merrem me dashurinë. Urrejtja është peshë e rëndë për t’u mbajtur.”

10. Hmm. Kjo është e thellë.
“Të dashurohesh thellësisht prej dikujt të jep forcë, të dashurosh dikë thellësisht të jep guxim.”

ma.me

Next Post
Nis rrjeti i ri i kanalizimeve në rrugën Siri Kodra, Veliaj: Shmang përmbytjet në një nga zonat më problematike

Nis rrjeti i ri i kanalizimeve në rrugën Siri Kodra, Veliaj: Shmang përmbytjet në një nga zonat më problematike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In