• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis rrjeti i ri i kanalizimeve në rrugën Siri Kodra, Veliaj: Shmang përmbytjet në një nga zonat më problematike

by Java News
01/11/2016 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Investimi i ri i Bashkisë së Tiranës dhe UKT-së në Rr. “Siri Kodra” do të zgjidhë problemin e mbartur prej vitesh në këtë zonë me kanalizimet, bllokimi i të cilave ka sjellë gjithmonë përmbytje gjatë shirave. Ky investim është në fazën e tij përmbyllëse dhe prek një nga lagjet më problematike, sa i përket përmbytjeve nga shirat. Pas punës për rikonstruksionin e rrjetit në një nga zonat problematike siç ishte “Don Bosko”, me investimin e ri në rrjetin e kanalizimeve në Rr. “Siri Kodra”, synohet shmangia e përmbytjeve që ndodhin në këtë zonë.

Në Javën Kombëtare të Ujit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe deputetët e PS, Ervin Bushati dhe Sadri Abazi, inspektuan nga afër ndërhyrjet që po kryen në këtë rrjet të amortizuar, në të cilin nuk është vënë dorë prej më shumë se 50 vitesh. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që me këtë investim i jepet zgjidhje një problemi dhjetëra vjeçar.

“Jam shumë i lumtur që i japim zgjidhje një problematike, e cila i ka lodhur jo pak qytetarët e Tiranës, sidomos banorët e dy zonave “Don Bosko” dhe “Siri Kodra”. Siç e patë, nga reshjet e fundit, rehabilitimi që bëmë te “Don Bosko” dha efektin e parë, nuk patëm përmbytje. Me të mbaruar edhe ky investim, i cili është një kolektor dy herë më i madh, që shton kapacitetin e atij ekzistues për ujërat që mblidhen te Rr. “Siri Kodra”, pra nga zona e Unazës deri te zona e Bregut të Lumit, shpresoj se kemi zgjidhur një problematikë shumë të madhe. Sigurisht, kur ka reshje të jashtëzakonshme, ashtu si një kulluese makaronash, e cila merr kohë deri sa të kullojë uji, edhe Tirana është si një kulluese e madhe makaronash, e shpuar nga ndërtimet mbi kolektorë e problematika të tjera, në të gjithë rrjetin e kanalizimeve”, tha Veliaj.

Ai theksoi se përveç përgjegjësisë që ka bashkia në menaxhimin e situatave me rreshje të dendura, që të mos ketë përmbytje duhet edhe angazhimi i qytetarëve. “E kuptoj se sa herë bie shi e ka problematika të natyrës, faji është i kryetarit të Bashkisë, por siç thotë edhe aktori Luftar Paja: po ai që ndërtoi mbi kolektor, a ka faj? Po ai që hedh qese pa fund nëpër zgara, ka faj? Po ai që devijon për një mur, për një kotec, për një hangar kanalizimet e qytetit, ai a ka ndonjë faj? Jam i gatshëm të pranoj se kam faj që kur bie shi gjithë qyteti i Tiranës përballet me këtë problematikë, por duhet që përtej humorit, të shohim edhe përgjegjshmërinë e gjithsecilit. Ndërtime mbi kolektorë, devijime të kanalizimeve, tahmaja e dikujt nuk duhet të jetë çmimi që paguan shumica që s’ka shkelur asnjë ligj”, shtoi kryetari i bashkisë.

Veliaj tha se UKT-ja, në vitin e saj të parë nën menaxhimin e ri të Bashkisë së Tiranës, ka përfunduar më shumë punë se në një dekadë bashkë. “Vetëm këtë vit UKT-ja ka kryer 105 ndërhyrje në rrjet. Në një vit është bërë punë sa në 10 vitet e fundit të marra bashkë. Kjo është një arsye pse qytetarët vazhdojnë të jenë korrektë me pagesën e faturës së ujit. Fakti që kemi investitorë të interesuar që të futen si aksionarë në UKT shton besueshmërinë dhe jo frikën, se kjo është një ndërmarrje e cila po menaxhohet mirë. Për sa kohë që ne vazhdojmë me këtë ritëm investimesh dhe qytetarët vazhdojnë me këtë korrektesë, jemi në rrugën e duhur”, shtoi Veliaj. Por, ai ka theksuar se puna në këtë lagje të Tiranës nuk mbaron me kaq, pasi aty do të investohet edhe për urbanizimin. “Do të vijojmë rehabilitimin e kësaj zone, sepse nuk mjafton. Ambicia e vitit të kaluar ishte ajo për të mos u përmbytur, ambicia e këtij viti duhet të jetë për të urbanizuar zonën, me kënde lojërash, shkolla të reja”, tha kryebashkiaku.

Deputetët e PS, Ervin Bushati dhe Sadri Abazi, falenderuan Bashkinë e Tiranës për këtë investim, i cili sipas tyre synon t’i japë zgjidhje ankesave të vazhdueshme të banorëve të lagjes. “Falenderojmë bashkinë, që një zone me më shumë se 10 mijë banorë, më në fund po i jep një jetë me dinjitet, sepse kjo zonë mbahej mend që sa herë binte shi përmbytej dhe shpresojmë që këtej e tutje të mos ketë më probleme të tilla. Nga ky investim përfitojnë dy njësi, Njësia 8 dhe 9”, u shpreh Bushati. “E tërë Tirana është kthyer në kantier pune. Pas 4 vitesh qetësi dhe gjumi, sot Tirana zien nga puna e vazhdueshme e Bashkisë së Tiranës”, shtoi Abazi.

Në këtë rrugë, rrjeti i kanalizimeve është i ndërtuar në vitet 70, ndërsa nga përditësimet në terren është verifikuar se problematika që shkakton përmbytje, ka të bëjë me mënyrën se si është ndërtuar ky rrjet, me kthesa dhe kënde të ndryshme dhe për shkak të amortizimit të lartë. Problem për përcjellshmërinë e këtij tubacioni është edhe gjendja e dëmtuar në shumë segmente të tij, si rezultat i godinave dhe mureve rrethuese të ndërtuara mbi të. Me ndërhyrjen e UKT-së, eliminohen problemet të cilat shkaktonin përmbytje.

Next Post
Deklarata për Akropolin, media greke kundër Ramës: Qesharak e fyes, nuk njeh historinë

Deklarata për Akropolin, media greke kundër Ramës: Qesharak e fyes, nuk njeh historinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Protesta që donte të ishte e të gjithëve po bëhet e më të organizuarve

October 28, 2026
Qeveria miraton Regjistrin e Posaçëm për personat e përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestave! Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe verifikim kufitar

Qeveria miraton Regjistrin e Posaçëm për personat e përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestave! Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe verifikim kufitar

October 28, 2026
Shuhet në moshën 96-vjeçare ikona e të drejtave civile në SHBA, Dolores Huerta! Autorja e thirrjes së famshme: Po, ne mundemi!

Shuhet në moshën 96-vjeçare ikona e të drejtave civile në SHBA, Dolores Huerta! Autorja e thirrjes së famshme: Po, ne mundemi!

October 28, 2026
Kompensimi i pronave, formulari për 1500 ish-pronarë. Dokumentet që kërkohen

Qeveria zgjat afatin e bonusit të qirasë për poseduesit e ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen!

October 28, 2026
Gjykata Supreme e Brazilit s’e pranon ankimimin e dytë, Ervin Mata drejt ekstradimit në Shqipëri! SPAK e akuzon për trafik droge dhe organizatë kriminale

Gjykata Supreme e Brazilit s’e pranon ankimimin e dytë, Ervin Mata drejt ekstradimit në Shqipëri! SPAK e akuzon për trafik droge dhe organizatë kriminale

October 28, 2026
Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

VKM/ Nga paga te antikorrupsioni, roli dhe përgjegjësitë e reja të Ministrisë së Administratës Publike!

October 28, 2026
Qeveria do prodhojë vetë pasaportat, BE: Të zbatohen standarde të forta sigurie, kyç për regjimin pa viza

Vendimi i Qeverisë/ Kriteret e reja për dhënien e shtetësisë për interes të posaçëm shtetëror!

October 28, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Marta Kos mesazh qeverisë së re serbe: Pa sanksione ndaj Rusisë, vështirësohet rruga drejt BE-së!

October 28, 2026
LETRA/ Sazan Guri i kërkon Berishës që të largohet nga drejtimi i PD-së: Tregohu burrë dhe jep dorëheqjen, hap rrugë për…

LETRA/ Sazan Guri i kërkon Berishës që të largohet nga drejtimi i PD-së: Tregohu burrë dhe jep dorëheqjen, hap rrugë për…

October 28, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Duan më shumë Shqipërinë, apo pushtetin?

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In