• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mesila Doda letër komisionit të medias: Të ndalohet transmetimi i videove të ISIS

by A R
18/11/2015 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja Demokrate Mesila Doda, përmes një letre dërguar kryetarit të Komsionit Parlamentar të Medias, Genc Pollo, i ka bërë thirrje këtij të fundit, që të shikojë mundësinë për të mos lejuar që mediat vendase të transmetojnë videot e dhunshme që poston makineria propagandistike e ISIS. Duke marrë si shembull vendimin e RAI-t në Itali për të mos publikuar më asnjë video që vjen nga ISIS, deputetja demokrate ka kërkuar që të shqyrtohet mundësia që një praktikë e tillë të zbatohet edhe në Shqipëri.

Më poshtë letra e plotë e deputetes Mesila Doda

Kërkesë Kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizuale

Për dijeni: Komisionit të Medias në Kuvendin e Shqipërisë

I nderuar zoti Kryetar, Prej disa ditësh duket se bota po kalon një kohë tjetër në histori. Megjithse ende kërkojmë të ngadalësojmë frikën për të ardhmen dhe ta mbajmë atë jashtë përditshmërisë sonë, tashmë kemi kuptuar se kemi një luftë të përbashkët për të jetuar ndaj një armiku, i cili nuk është përballë, por që në mënyrë tinzare mundohet të godasë normalitetin e popujve të lirë, mënyrën e tyre të jetesës dhe besimit, bashkëjetesën, lirinë, vëllazërinë, gjithë vlerat, mbi të cilat kemi ngritur jetën tonë e të familjeve tona.

E ndërgjegjësuar se ka një fushatë të pafre për të goditur këtë përditshmëri që mund të jetë edhe e vështirë, edhe e palumtur shumë herë, por i vetmi realitet që kemi e të cilin duhet ta ruajmë e mbrojmë me çdo kusht, po ju shkruaj këtë letër, në të cilën kërkoj zyrtarisht nga Ju dhe Autoriteti që drejtoni të shqyrtoni në mënyrë urgjente shqetësimin tim, për të mos lejuar në mediat e vendit transmetimin e pamjeve filmike të krimeve e torturave të organizatës terroriste ISIS.

Emitenti televiziv Rainews ka nisur i pari me këtë vendimarrje, shembulli pozitiv i të cilit nuk mund të lihet dhe trajtohet si rast i izoluar.

Njerëz që ekzekutohen, prerje kokash, djegie të gjalla, fëmijë që kthehen në vrasës, genocide mbi foshnje, burra e gra, janë vetëm pak prej atyre skenave, me të cilat ushqehet propaganda e terrorit. Lajme që prodhojnë frikë, pasiguri, ankth e terror tek fëmijët, të rinjtë dhe familjet tona.

Pikërisht për këto arsye, por edhe për shkak se shumë herë kjo propagandë e çartur sjell pështjellim e vendimarrje të gabuara tek të rinjtë tanë, kërkoj nga ana juaj që të fusni si kërkesë të institucionit moslejimin e këtyre pamjeve dhe videove terrorizuese në mediat audiovizive.

I nderuar zoti kryetar, Në bazë të LIGJIT Nr. 97/2013 “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, neni 4 pika b,c; neni 33 ç,d; institucioni që ju drejtoni ka të drejtën e detyrimin të ndërhyjë në transmetime të dëmshme mediatike në mbrojtje të parimeve themelore dhe të drejtave njerëzore, mbi të cilat ne dhe fëmijët tanë kemi bazuar mënyrën tonë të jetesës.

Duke ju falenderuar paraprakisht, shpresoj në një përgjigje të shpejtë dhe efikase nga ana e institucionit tuaj që më së paku do sillte një normë të re në jetën tonë të trazuar e do përbënte një shembull të mirë reagimi për të mundur mortajën e kohës sonë “Propagandën e Terrorit”.

Mesila Doda Deputete

Next Post

Video/ Mbështetësit e Vetëvendosje sulmojnë automjetet e zyrtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In