• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Mesazhi “shqiptar” i Xhorxhia Melonit

by Skënder Minxhozi
26/09/2022 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Amatorët e teorive të konspiracionit janë duke jetuar kohë të arta. Pas ngjitjes së fortë të Le Pen në zgjedhjet parlamentare franceze në qershor dhe pas rënies së Boris Xhonsonit në Britani, ata janë gati të fusin të dyja duart në zjarr se edhe pas fitores së orëve të fundit të të djathtës italiane qëndron Vladimir Putin.

Përtej këtij detaji, Italia fqinje është zgjuar sot në një botë krej të ndryshme nga ajo e fundjavës së shkuar. Frenat e pushtetit i mori në dorë e djathta populiste, ku figura e kryeministres së ardhshme Xhorxhia Meloni dhe pas saj ajo e Matteo Salvinit të Lega Nord, bëjnë që të duket si një gjysh babaxhan e i padëmshëm Silvio Berluskonin e “shpluhurosur” në krye të Forza Italia.

E djathta largoi nga pushteti një qeveri kaotike me dominim të majtë, të drejtuar nga ndoshta financieri më i aftë i kontinentit. Rrënjët e disfatës elektorale të qeverisë aktuale italiane dhe partive që e mbështetën qëndrojnë padyshim tek sherret mes aleatëve, por edhe më thellë akoma, ato qëndrojnë tek efektet shkatërrimtare që po provokon konflikti ukrainas mbi ekonomitë e mëdha evropiane dhe përgjithësisht mbi shoqëritë e shteteve kryesore.

Shtrenjtimi i lëndëve të para, më së pari hidrokarbureve, drithërave e më tej në formë kaskade i të gjitha çmimeve të produkteve e shërbimeve, i ka vënë qeveritë evropiane përballë një trysnie të fortë, ndërkohë që SHBA po ja del ta mbajë krizën më shumë në kufinjtë e kontinentit të vjetër.

Kriza ishte kali i betejës së Melonit dhe partive të saj aleate gjatë fushatës elektorale. E djathta bëri atë që s’e bëri dot e majta e përgjumur dhe teknokrati Dragi: ju tha italianëve atë që donin të dëgjonin. Pra, që do të kishte shërim për krizën, që do të kishte më shumë para në xhepat e tyre, që do të bëhej diçka për benzinën, ushqimet, ngrohjen dhe mallrat e konsumit. Meloni fitoi sepse premtoi. Ky është një ndër mësimet e mëdha të momentit, kur xhepat e qytetarëve janë vënë në stres të skajshëm nga kostoja e lartë e jetesës nën efektin e luftës në Ukrainë.

Meloni është një ekstremiste e një llojit të veçantë, më atipike se Marine Le Pen. Nuk është po aq euroskeptike sa politikania franceze, përkrah dërgimin e armëve Ukrainës dhe nuk ka ndonjë marrëdhënie miqësie me Vladimir Putinin si Le Pen.

Në anën tjetër, ajo ka mohuar të jetë pasardhëse e Musolinit megjithëse në moshë te re ka qenë anëtare e lëvizjeve fashiste. Kemi të bëjmë me një figurë nga ato më klasiket e Europës së sotme kryesisht Lindore, siç kemi parë në Hungari apo Poloni. është udhëheqësja më e djathtë që ulet në poltronin e kryeministrit të Italisë, pas Musolinit, siç shkruante sot shtypi amerikan.

Nuk është e frikshme ngjitja e Xhorxhia Melonit, pasi një demokraci e madhe si ajo italiane di të filtrojë më mirë se demokracitë e reja lindore shtysat populiste. Italia ka bërë shkollë më vete me aftësinë e saj për të shkuar në zgjedhje në më të parin destabilizim politik. E frikshme në ngjitjen e Melonit është shkaku pse ajo e pa veten në krye të preferencave të popullit italian.

Triumfi i Xhorxhia Melonit është suksesi i asaj elite populiste evropiane që nuk është dakord me mënyrën sesi po menaxhohen krizat në kontinentin e vjetër. Nga punësimi tek emigracioni, ekonomia dhe siguria, populistët kanë kohë që ofrojnë formula ndjellëse për veshët e lodhur të evropianëve.

Meloni kërkon të bllokojë çmimin e hidrokarbureve, ajo premton t’i thotë ‘jo’ masave shtrënguese të Brukselit dhe të heqë nga kurrizi i ekonomisë italiane dhe qytetarëve të thjeshtë barrën e rëndë të taksave. Të gjitha premtime për t’u parë dhe që sot tingëllojnë më shumë si oferta elektorale sesa si angazhime serioze.

E parë në këtë prizëm, fitorja e Melonit hedh hije frike edhe në një breg të qetë e që duket sikur i përket një bote tjetër,  si Shqipëria. Prej muajsh shqiptarët e varfër ndodhen të kapur në ganxhën e një krize çmimesh që ka shtrenjtuar gjithçka, deri edhe berberin e lagjes. Që nga qershori nuk jepet më as 30 mijë lekëshi ekstra për pensionistët e shtresat në nevojë, ndërkohë që politika e ndjekur ndaj hidrokarbureve që janë gjeneza e rritjes së çmimeve, nuk ka arritur të na e heqë nga qafa “medaljen” e vendit me çmimin mjaft të lartë të litrit të naftës.

Në anën tjetër, vendosja e kuotës prej 800 kilovatësh për familjarët që nga 1 tetori, heq de facto edhe bllokimin e çmimin e energjisë elektrike që Rama e ka përmendur dhjetra herë në daljet e tij gjatë verës. Ndodhemi përballë ‘gjeneralit dimër’ me një mbulesë shumë të hollë dhe krejt të pamjaftueshme financiare e sociale.

Në rrethana të tilla shfaqen populistët. Ata që ngrenë zërin lart dhe shkaktojnë zhurmë e potere kudo në Evropë. Për fatin e qeverisë, këtu tek ne nuk ka Xhorxhia Meloni. Ka 30 vjet që individë të ndryshëm reklamojnë ta marrin atë rol po s’munden. Fati i Ramës është që ka përballë dy figura të rrënuara që kopjojnë gjithë ditën Orbanin e Trumpin por nuk kanë asnjë gen të ngjashëm në trupin dhe karrierën e tyre.

Megjithatë mesazhi i Melonit për të gjithë kontinentin, përfshirë skutën e mbrojtur shqiptare, është se kohët ekstreme pjellin figura ekstreme. Evropa nuk ka nevojë të shohë larg, shembujt në histori i ka të shumtë dhe disa prej tyre shumë të dhimbshëm. Edhe Shqipëria gjithashtu! Dimri që po vjen do të vendosë në provë zjarri sistemet ekonomike, qeveritë dhe shtetet e Evropës. Imagjinoni sa i fortë do të jetë impakti në një vend të varfër e të dobët si Shqipëria, kur nga kriza po ankohen tashmë francezët, britanikët e gjithë të tjerët me radhë!

Next Post
Ishte larguar nga shtëpia/ 69-vjeçari gjendet i mbytur në lumin e Shkumbinit

Ishte larguar nga shtëpia/ 69-vjeçari gjendet i mbytur në lumin e Shkumbinit

Comments 2

  1. Lili says:
    3 years ago

    I dashur Minxhozi.Materiali juaj :. … 1. E bind lexuesin me informacionin e paraqitur. 2. Analiza është e shkëlqyer.Meriton një ❤️ për atë që je dhe një ❤️ për atë që përfaqëson.Faleminderit mik.

    Reply
    • Anonymous says:
      3 years ago

      Pergjigjia e duhur per zonjen Balluku! Te pershendes.

      Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gati 90 mijë makina të importuara deri në fund të nëntorit, kryesojnë ato nga Koreja e Jugut

Gati 90 mijë makina të importuara deri në fund të nëntorit, kryesojnë ato nga Koreja e Jugut

December 26, 2025
Përplasjet dhe përçarjet brenda PD po thellohen?! Anëtarëve të PD në Elbasan u kërkohet të bojkotojnë takimin e Salianjit: E organizon Suel Çela

“Salianji nuk është vetëpërjashtuar nga PD”/ Analisti: S’e di nga e shpikën, marrëzi dhe fjalë kafeneje

December 26, 2025
Pamje e rrallë e bregdetit/ Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Pamje e rrallë e bregdetit/ Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

December 26, 2025
Zbulohet urdhri sekret i Ramiz Alisë për stërvitjen e UÇK në Tiranë!

Zbulohet urdhri sekret i Ramiz Alisë për stërvitjen e UÇK në Tiranë!

December 26, 2025
I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

December 26, 2025
Ju vidhni

Ju vidhni

December 26, 2025
Publikohen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, ja si e ‘reklamonin mallin’: E pi dhe vetë për qejf! Po ai të bllokon hundën, kjo është më e hajrit

Publikohen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, ja si e ‘reklamonin mallin’: E pi dhe vetë për qejf! Po ai të bllokon hundën, kjo është më e hajrit

December 26, 2025
Tronditëse, u sulmua me thikë nga i dashuri/ Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare aktorja e “The Lion King”

Tronditëse, u sulmua me thikë nga i dashuri/ Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare aktorja e “The Lion King”

December 26, 2025
“Vija e kuqe” e foltoreve blu/ Pas akuzave për Salianjin, Berisha del në foltore me Arjan Ndojën

“Vija e kuqe” e foltoreve blu/ Pas akuzave për Salianjin, Berisha del në foltore me Arjan Ndojën

December 26, 2025
Bisedimet mbi planin e paqes, konfirmohet takimi Trump-Zelensky në SHBA! Ja kur do të mbahet

Bisedimet mbi planin e paqes, konfirmohet takimi Trump-Zelensky në SHBA! Ja kur do të mbahet

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com