Këngëtarja e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, Valbona Mema feston sot ditëlindjen e saj.
Por ajo ka zgjedhur një urim ndryshe për veten, duke kujtuar bashkëshortin e ndarë nga jeta vite më parë, si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Ajo e falënderon Sokolin për dy fëmijët e tyre dhe për faktin që i dha emrin “nënë”.
Postimi i plotë i Valbona Memës:
“Sot data 27 qershor. Lindi fëmija i fundit i familjes Mema. Ajo kur lindi nuk qau por këndoi. Një fëmijëri jo si të gjithë të tjerët sepse prindërit e kësaj vajzës nuk ja plotësonin dot dëshirat sepse ishin shumë fëmijë, e nuk mundeshin. Më pas kjo vajzë po rritej, e bashkë me të rritej edhe ëndrra e saj që një ditë të ishte një këngëtare sepse ajo flinte me këtë ëndërr. Më pas ajo vajzë njihet me një djalë sepse edhe djali ishte rritur me muzikën dhe u dashurua me këtë vajzën, u martuan, lindën dy fëmijë.
Por një ditë ai djali u sëmur dhe iku për të mos u kthyer më fizikisht, por përjetësisht jeton në zemrën e kësaj vajze. Ajo vajza quhet Valbona Mema dhe sot unë kam ditëlindjen time. Faleminderit nëna ime që më solle në jetë. Faleminderit Sokol që më dhe emrin nënë. Faleminderit”.
/a.m.